• |
ide | kryesore

“Nuk ka hapje negociatash këtë verë”, Hahn: Franca, Gjermania dhe Danimarka janë skeptike për Shqipërinë

Arkiva



Komisionieri për politikën e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë së Mirë të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka deklaruar se negociatat e anëtarësimit për dy vendet me statusin kandidat, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk do të hapen këtë verë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bruksel pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjitshme, që përbëhet nga ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, Hahn vuri në dukje se disa shtete, në veçanti Gjermania, Franca dhe Danimarka, nuk janë të gatshme për çeljen e bisedimeve. “Zgjerimi është çështje strategjike e BE. Është bërë progres, por nuk jemi akoma aty ku duhet. Franca, Gjermania dhe Danimarka janë skeptike për Shqipërinë. Tre vendet kërkojnë shtyrje të vendimit. Gjermania do më shumë kohë për vendimin.”- tha Hahn.

Hahn theksoi se për arsye se vendet anëtare kërkojnë më shumë kohë dhe rezultate në kriteret kyçe, Këshilli mund të marrë një vendim përfundimtar në tetor.

“Nuk është marrë ende një vendim lidhur me hapjen e negociatave, të paktën për këtë verë, kërkohet më shumë kohë nga vendet anëtare. Shpresoj që këtë vit të kemi rezultatet, ndoshta edhe në tetor, është shumë e rëndësishme të tregohemi të drejtë. Shpresoj të kemi një vendim përfundimtar dhe vendimtar deri atëherë.- shpjegoi komisioneri.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *