• |
ide | kryesore

Platini në gjendje të ndaluar nga policia, për dorëzimin e Botërorit 2022

F1, Sport



Michel Platini, ish-presidenti i Uefa, është marrë në kujdesin e policisë franceze në Nanterre (Paris) në lidhje me hetimin që po zhvillohet mbi dorëzimin e Botërorit 2022 për Katarin. Sipas asaj që bën të ditur Mediapart, Platini është transportuar në zyrën e antikorrupsionit nga policia. Dhënia e Kupës së Botës për organizim Katarit, është bërë në 2010, në periudhën (2007-2015) në të cilën ish-kampioni i Juventus ishte në krye të Uefa.

Vendimi final ishte marrë nga Joseph Blatter, atëherë president i Fifa, e u pasua nga një seri denoncimesh, hetimesh e arrestimesh që tronditën futbollin botëror deri në ndryshimin e krerëve të institucioneve më të rëndësishëm të fubollit, me zgjedhjen e Gianni Infantino. Edhe Platini ishte përfshirë indirekt nga skandali me akuzën se kishte marrë nga Baltter pagesa të paligjshme për konsulenca gjatë periudhës 1999-2002, që kapnin shifrën e 2 milion franga svicerane: për këtë francezi mori një skualifikim prej 8 vjetësh, që më pas u bë 4 (përfundon në tetor), e u detyrua të largohej në 2015 nga Uefa, i zëvendësuar nga Ceferin.

Hetimi që lidhet me Botërorin 2022 nisi në 2016 nga Prokuroria franceze me akuzën e “korrupsionit aktiv e pasiv të personave që nuk kryejnë funksion publik”. Në qendër të hetimeve një drekë e bërë 19 ditë para dorëzimit të turneut për Katar, ku morën pjesë atëherë presidenti francez Sarkozy, Platini, emiri aktual i Katar Tamim bin Hamad al-Thani e sheiku Hamad bin Jassem, në atë kohë kryeministri dhe ministri i jashtëm i Emirateve. Në drekë mund të ketë marrë pjesë edhe Sophie Dion, këshilltare e Sarkozy për sportin.

Platini ishte dëgjuar si dëshmitare në dhjetor 2017 e kishte treguar se në 2010 kishte votuar për Katar. “E dija që do të votoja për Katar që përpara drekës, isha aty për tia referuar Sarkozy – ishin fjalët e Platini për Le Monde -. Më pas morë në telefon Blatter për ti treguar për takimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *