• |
ide | kryesore

Rina Balaj tallet me çiftin Loredana-Mozzik: Si avokate më pëlqen më shumë

Paparazzi, Slider



Pas përplasjeve e diss-eve me reperen Tayna, Rina Balaj duket se sapo ka hapur një tjetër front lufte në showbiz-in shqiptar.

Bëhet fjalë për çiftin Mozzik-Loredana Zefi, me të cilët ajo së fundmi është tallur keqazi publikisht.

Në një intervistë radiofonike me moderatorin Meriton Mjekiqi, përveçse ka zbuluar për herë të parë se është kushërirë e reperit Unikkatil, Rina u pyet edhe çfarë mendon për kolegun e saj, Mozzik.

“Këngëtar! Si këngëtar më ka pëlqyer, por s’mund t’i them reper!” –është shprehur ajo.

Sakaq, Meritoni nuk ka hezituar ta ngacmojë dhe për partneren e Mozzik, Loredana Zefin, e cila gjithashtu po korr sukses si repere jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në Gjermani e Zvicër, ku ajo është rritur e banon prej vitesh.

“Si çfarë [të më pëlqejë]?”- është shprehur Rina duke shkaktuar të qeshura në studio.

“Si repere!”- i replikon Mjekiqi duke nuhatur diss-in që sapo lindi, ndërkohë që Rina përgjigjet sërish me ironi: “Si avokate më shumë më pëlqen!”

Me batutën e fundit, reperja sigurisht i referohet problemeve me drejtësinë që Loredana ka pasur së fundmi, pasi një çift zviceran akuzoi atë dhe vëllanë e saj se i kishin zhvatur përmes mashtrimit një shumë të majme parash. Por a do të replikojnë me ndonjë varg Mozzik dhe Loredana? Mbetet për t’u parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *