• |
ide | kryesore

Rreziku për rikthimin e vizave, Meta: Deklarata e Avramopoulos, këmbanë alarmi

Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me rikthimin e mundshëm të regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë. Kreu i shtetit i është referuar depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave, si edhe deklaratës së Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili paralajmëroi ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, në drejtim të lëvizjes së lirë.

Sipas Metës, një paralajmërim i tillë është një kambane alarmi, ndaj institucionet shtetërore përgjegjëse duhet të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje, e cila mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. “Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë”- thekson presidenti.

Meta bën thirrje që të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme, duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të prapësonte lëvizjen pa viza të shqiptarëve. “Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon…Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve”, deklaron presidenti.

 

4 Comments

  1. Like o Like, padyshim qe z. Avramopoulos do bej nje deklarate te tille dhe padyshim qe ti ke marredhenie te mira me zoterine i cili dihet qe eshte shume pozitiv.
    Por , mos e perkeqeso ligesine dhe djallezine tende ne dem te popullit shqiptar…

    1. o mut shqiptar holada e tha,zvicrra po,franca gati ky e pohon nuk te mjafton ter ky mut por don ende mut austriak,kroat,slloven etj.

  2. VENEZUELA
    KOLUMBIA
    SHQIPERIA

    Fale lartmadherise kryemut:
    ADVIN KRISTAQI RAMA
    PERPARA PER FITOTE TE REJA
    PERPARA PER T’JA KALU VENEZUELES E KOLUMBISE!!!

    Urime pa mase PS-se!!!
    Dhe dordoleceve politike!!!
    Me qe ra fjala,Patozi bre , ku asht!!??

  3. O ti qe shkruan me emrinpopulli shqiptar, me mire do ishte te vetquheshe populli kar se aty hyn ti. Do te ishte nje kthim prapa dhe e pafalshme qe per hir te nje grushti te vogel kriminelesh qe drejtojne ate vend te vuaj pjesa tjeter dhe ti mohoet levizja e lire pa viza. Do kisha deshire te ndodhte thjesht per te pare reagimin e “popullit”shqiptar” dhe pastaj flasim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu