• |
ide | kryesore

Show në “Opinion”/ Marrëzitë e një simboli të Rilindjes si Pjerin Ndreu

Arkiva, Kryesore



Arrogant, gënjeshtar dhe shumë nën nivelin mesatar të inteligjencës, ish deputeti socialist, aktualisht kandidat për të marrë bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu, është shfaqur mbrëmë në Opinion, si simboli i gjithë rilindasve të kapur me presh në duar.  

I dalë në përgjimet e Bild se i kërkon shefit të arsimit në Dibër që drejtori i shkollës Reshat Elezi ose të shpallë publikisht votën ose pas zgjedhjeve fluturon nga puna, gjë që shefi i arsimit e ka kryer duke e kërcënuar Elezin, Pjerin Ndreu ka dashur të mbrohet.

Por, në vend që të vërë vetullat ka nxjerrë sytë. Mbrëmë, të gjithë socialistët që u shfaqën në media, Taulant Balla në Real Story, Elisa Spiropali në “Open”, u munduan të dredhonin dhe të relativizonin fajin, por Pjerin Ndreu, si një ish polic i denjë, i ka nxjerrë bojën të gjithëve.

Kur u pyet se përse kishte ushtruar një presion të jashtëligjshëm që dikush të deklaronte votën hapur, ai tha se ia kishte kërkuar këtë një anëtari të partisë së tij.

Kur u pyet se pse nuk ia kishte kërkuar në rrugë partie, por përmes shefit të tij në administratë shtetërore, ai tha se nuk i kishte numrat e telefonit të krerëve të PS.

Kur u pyet se me ç’të drejtë ai e kërcënonte dikë me “fluturim” nga puna nëse nuk voton PS-në, ai tha se nuk do ta fluturonte nga drejtor shkolle, por nga partia. 

Kur u pyet se si mund t’i kërkohet një arsimtari dhe familjes së tij të thonë votën hapur, ai tha se ky nuk qe një arsimtar i thjeshtë, por kryetar i seksionit të PS-së. 

Kur u pyet se urdhëri i tij qe zbatuar dhe se shefi lokal, Drini Gjeçi e kishte çuar në vend kërcënimin e tij, ai tha se nuk përgjigjej për ato që kishin thënë të urdhëruarit prej tij, por vetëm për ato që kish thënë vetë.

Natyrisht pas gjithë këtyre dredhive, që nuk do ta shpëtonin dot nga marrja si i pandehur në çdo vend normal, Pjerin Ndreut i dolën dhe dy gënjeshtra skandaloze menjëherë sa iku nga emisioni.

E para se në atë kohë , ndryshe nga sa pretendoi ish deputeti, kryetari i PS në atë zonë ka qenë zoti Gentian Gjura dhe i kërcënuari Reshat Elezi ka qenë thjesht drejtor shkolle. Dhe e dyta se Elezin e kanë pushuar nga puna menjëherë pas zgjedhjeve. Pra kërcënimi është kthyer në fakt.

Gënjeshtra e tretë dhe më e rëndë, që i doli Ndreut në emision, ishte fakti se ligji e ndalon një drejtor shkolle të jetë edhe kryetar i një partie politike. Kur u vu përballë këtij fakti ish deputeti nuk foli më dhe mbylli telefonin. 

Tani, kur analizon gjithë këtë skandal me të drejtë mund të ngresh pyetjen: Pse Pjerin Ndreu duhet të shfaqej në “Opinion” njësoj si ata të pandehurit e pagdhendur që rëndojnë pozitën e vet? Pse i duhej ajo shfaqe ku u kap në mashtrime të pafundme? Mos vallë kaq shumë e kanë humbur rilindasit sensin e realitetit, kaq shumë e kanë holluar kufirin mes të mirës dhe të keqes, ndershmërisë dhe krimit, sa këto të fundit nuk i bëjnë as përshtypje.

©Lapsi.al

 

Dy pergjimet qe dha urdher Pjerrin Ndreu

 

 

Pjesë nga biseda në “Opinion”

Unë kam të drejtë t’i kërkoj strukturave të mia ta shpallin votën hapur dhe këtu s’ka asnjë gjë”, tha Pjerin Ndreu.

Blendi Fevziu: Zoti Ndreu, ju e keni dëgjuar përgjimin që është publikuar nga “Bild” dhe keni deklaruar së është pjesë e zakonshme e punës së strukturave të PS. A mund të ma shpjegoni cila është puna e zakonshme e strukturave të PS?

Pjerin Ndreu: Ju lutem më dëgjoni, Reshat Elezi ka qenë kryetar i PS të Reçit dhe duke qenë kryetar, unë kam kërkuar që ai të votojë PS dhe kjo është krejt normale dhe nuk kam kërkuar personat e tjerë, apo nga mësuesit.

Blendi Fevziu: I ka kërkuar dikush tjetër?

Pjerin Ndreu: Po flas për Pjerini… jo për dikë tjetër.

Blendi Fevziu: Si deputet i PS, pse nuk morët drejtpërdrejt Reshat Elezin, po i thoni drejtorit t’i telefonojë?

Pjerin Ndreu: Nuk ja kishe telefonin dhe njihja vetëm drejtorin e Arsimit dhe zotëria ka qenë kryetar i PS, ju më thoni i kam bërë presion kryetarit të PS?

Blendi Fevziu: Në shtet nuk ka parti. E ka marrë drejtori i Arsmit, pse nuk thoni merr kryetarin e PS, por drejtorin?

Pjerin Ndreu: Nuk i kisha telefonin. E keni bërë këtë administratën sikur… dhe ata që janë në administratë, drejtorët e shkollave lejohen të marrin pjesë në aktivitetet politike pas orë 16:00, pas orarit të punës…. Siç ka PS, kanë dhe partitë e tjera…

Blendi Fevziu: A e di ju se deklarimi i votës, qoftë anëtar i PS, qoftë i PD. LSI është shkelje ligji?

Pjerin Ndreu: Deklarim i votës bëhet në komisioni…janë komisionerët e PS, LSI, PD,bëhët me fjalë…

Blendi Fevziu: Ju thoni të deklarosh votën hapur…është të shkelësh të drejtën e tjetrit për të votuar si të dojë ai….

Pjerin Ndreu: Përkthimi shqip -shqip ju keni të qejf ta bëni si të doni….

Mentor Kikia: Ku do fluturonte drejtori shkollës të hënën?

Pjerin Ndreu: Do ikte nga kryetari i PS. Unë kam të drejtë ti kërkoj strukturave të mia gojarisht ta shpallin votën hapur dhe këtu s’ka asnjë gjë…

Blendi Fevziu: As strukturave të tua nuk ke të drejtë ti kërkosh shpallje të votës hapur, kjo është shkelje e hapur. Mund të jetë praktikë por është shkelje e ligjit. Ku do fluturonte?

Pjerin Ndreu: Do fluturojë nga PS…



26 Comments

  1. Keshtu ndodh kur policat (bashepunetor te krimit ) behen deputet .
    Me leket e krimit dhe inteligjencen e idiotit u ka mbush ky kuvend.
    STOP POLICEVE NE PARLAMENT
    STOP IDIOTESISE
    STOP INJORANCES

  2. Idiotesia nuk ka brire . Ky eshte me i miri midis idioteve . E vetmja gje e mire qe ka bere Rama ne keto 6 vjet
    eshte qe me marifet e spostoi nga parlamenti kete funderrine . Tani i takon lezhjaneve ti japin shqelmin e fundit .

  3. Keta nuk i quajne marrezi! Ky eshte problemi. Keta i quajne normalitete!
    Eshte linja e Dakos, qe i quan komunikime normale blerjet e votave dhe shantazhin!
    Sepse vete Lideri Global i ka bekuar keto “normalitete”.
    Dhe bie aq ne kundershti me veten sa, here thote “kazan shpifje”, here thote “jane te verteta dhe do e ribeja!”
    Ndaje mendjen Kumandar – jane normale apo shkelje ligjore!

  4. Ky vazhdon te jete kandidat nderkohe qe duhet te ishte ne burg. Eshte krim elektoral i hapur, i kryer ne bashkepunim, ku pjerini eshte nxitesi dhe drejtori arsimit eshte ekzekutori. “Mungon” vetem organizatori, por kjo nuk e pengon prokuririne te arrestoje keto te dy, se nuk eshte e nevojshme te zbulohen te gjithe anetaret e grupit kriminal. Edhe sikur Pjerini, te mos kushte asnje ndikim funksional mbi drejtorin e arsimit, prap duhet te denohej se ka bere nxitje.

  5. Ky Ndreu na doli dje e opinion me gjithe pafytyresine e tij.Ai perfaqeson njeriun e malavites,hajdut ,genjeshtar,shantazues ,njeri me intelekt minimal i deje per banden Rilindja.Lezhjanet duhet t’a flakin ne kosh kete plehre.

  6. Gjithesesi ju e njihni Ne distance Pjerinin.Une e njoh nga afer.Pjerini eshte Lapidari I Katunarizmes Ne kuptimin exelent te fjales.Eshte poshte te rendomtes dhe vulgares.Posti me I larte qe ka marre me merite Pjerini,ka qene peshkatar.Kryerilindasi lakuriq e boni deputet.Medet !

  7. RILINASI NDREU E NISI QE ME STRAZIMIRIN POR E MBULOJ SHPEJT U FSHEH NGA AJO NGJARJE E SHEMTUER DHE SHUME E RREZIKSHME PER NJE DEMOKRACI U HODHE DHE U PERDRODHE QE ATEHER PER NJE QE KUPTONTE ISHTE RREZIK PER DEMOKRACIN………….

  8. Ne cdo vend normal, do te kishin filluar hetimet per organizate kriminale. Te 16 pergjimet bashke, paraqesin tipikisht skemen e funksionimit te nje organizate kriminale, qe kryen nje seri krimesh ne funksion te nje apo disa qellimeve.
    Partia Socialiste duhet te shkrihej ne fund te ketij procesi. Nuk do ishte ndonje humbje e madhe pas kesaj qe po na shohin syte.

    1. Albi, keta kane hall te denojne grupin armiqesor qe u nxorri pergjimet. E kupton ku jane keta?
      As nuk e rruajne fare te mbajne pergjegjesite e moshetimit, te nisin hetimet per te dyshuarit e pergjimeve te publikuara dhe aq me keq te arrijne te shkrirja e PS
      (Plus qe PS-ne e ka shkrire Rama me kohe, dhe e ka pagezuar ndryshe…)

  9. mut popull mut deputet nji grumbull mur kryemutin rama.dzruat bythqirin enver 55 vite e nuk po e duroni bythqirin edvin ja 60 vite.te ju nxherr mutin nga goja se e meritoni neve ne kospv po ashtu thaqi e batpni.

  10. Nje tufe muter me kry krye mutin EDVIN PORDHA. I mori te gjith si vetin mashtrues ordiner hajdut te bejn te bardhen te zeze, te mos pranojn kuuurrrr te verteten, EJ POPULL KETA FUNDERRINA EDHE FEMIJET TAN I MESUAN QE KURREN E KURRES TE MOS TREGOJN TE VERTETEN, tutje rrac muti, se shkaterruat gjith vendin .

  11. Pergjimet faktojne pa asnje dyshim se Partia Socialiste ka kryer me vetedije te plote nje krim shteteror dhe kombetar, atentat ndaj nje prej lirive me te rendesishme themelore, asaj politike.

    Strategjia e PS-se ne rastin/territorin/zgjedhjet ne fjale nuk paska qene, sic duhet te kishte qene normalisht, ajo e propozimit te ideve dhe njerezve me te mire, si konkurrente te propozimit kundershtar. Ajo paska synuar vetem e thjesht te kapi rezultatin me cdo cmim, pavaresisht ideve/njerezve te propozuar.

    Me kete objektiv paska hartuar nje strategji te mirefillte kriminale, te implementuar nga strukturat e saj te besuara, me ne krye vete KM Rama. Ne krye te punes qendron vete shefi Rama, nen te gjejme Gjiknurin, Ndreun, etj., poshte tyre ‘biznesmenin’ dhe drejtuesin e policise, qe kontrollojne direkt terrenin (personat pergjegjes seksion per seksion, komisioneret, etj.). Vota perftohet me miklime, para te thata dhe kur keto nuk bejne pune, me kercenime te renda (qe mesa duket nuk paskan qene thjesht fjale, por jane ndjekur nga vepra e pasoja). Mesojme se Rama i anashkalon vartesit e tij direkte (Gjiknurin dhe Ndreun psh) dhe komunikon drejteperdrejte me hallken nen ta, pergjegjese e drejteperdrejte e punes ne terren.

    Skema me lart del e qarte si drita e diellit, nuk e di cfare mund ti mbulojne asaj keta te PS-se qe dalin neper emisione.

    Maksimumi i lehtesimit qe mund ti njihet ketyre eshte se po zbatojne te njejtat rregulla loje qe perdor edhe kundershtari. Mesa duket me me shume efikasitet.

    Por kjo nuk e zbeh aspak fajin e tmerrshem, bashkeautoresine ne vrasjen e demokracise shqiptare!

    Pas ketyre degjimeve, nuk e di se cfare mund te presin me shqiptaret qe ti rrezojne me protesta popullore te gjitha keto pale mafioze qe permes vjedhjes se votes kane grabitur pushtetin politik e permes tij cdo pasuri materiale te ketij vendi, duke i perzene shqiptaret si zogjte e korbit rrugeve te botes, me keq se Milloshevici!

  12. Perralla me police nuk ka pas ndonjehere. Do dal nje vellim tani . Bazohet mbi barcaleta te verteta. Titullohet kurban pas kurbani. Ose shejtan pas shetani. Nuk e kujtoj mire.

  13. Pjerdhin Ndruni asht pjerdhe e PS-se shqiptare!!
    Edhe kryemuti asht njisoj por i modifikum e i modernizum .
    Kryemuti i sofistikuar asht:
    -Arrogant
    – Cinik
    -Mashtrues fjalebukur
    -RRACIST ANTI VERIOR
    -Fodull shtatmadh
    -HAJDUT i kualifikum
    -IMORAL IMORAL IMORAL
    -I FAMSHEM PER BARCOLETA,per delet e tija qe duhet te qeshin kur u thote ai.
    A duhet me e duru ma’ edhe Ne te kete monster!!??Thirrini mendjes popull!!!
    Shihemi me 30 Qershor 2019 n’TV!!!

  14. Pjerdhin Ndruni asht pjerdhe e PS-se shqiptare!!
    Edhe kryemuti asht njisoj por i modifikum e i modernizum .
    Kryemuti i sofistikuar asht:
    -Arrogant
    – Cinik
    -Mashtrues fjalebukur
    -RRACIST ANTI VERIOR
    -Fodull shtatmadh
    -HAJDUT i kualifikum
    -IMORAL IMORAL IMORAL
    -I FAMSHEM PER BARCOLETA,per delet e tija qe duhet te qeshin kur u thote ai.
    A duhet me e duru ma’ edhe Ne te TJERET kete monster!!??Thirrini mendjes popull!!!
    Shihemi me 30 Qershor 2019 n’TV!!!

  15. E gjitha kjo eshte e Rames .Ai pati tjene .nese nuk fitoj me mbi 2000 vota ne diber opozites ja dhuroj bashkine e dibres dhe une jap doreheqjen .prandaj ben kete masaker .po se ndaluam ne si popull ky keshtu do vazhdoje.prandaj o sot o kurrë.

  16. Njani shkon me vjedh ne nji kopsht.Sapo hyni ne te ,u krus dhe shkuli nji presh mandej te dytin kur nisi me shkul te tretin mbrriu i zoti kopshtit dhe i thote;
    -Cfare ban more aty?
    I zane me presh ne dore ,hajduti tha:
    -Po fryni nji ere aq e forte saqe ishte tu me qu n’hava dhe u kapa per kete presh me pshtu veten
    -Po mire ,tha i zoti kopshtit,po per keta ç’do me thuesh tu drejtu gishtin ke preshet e shkulun
    hajduti:
    – Vallahi per keta s’di ç’te them ;ti çuditu dhe une çuditem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *