• |
ide | kryesore

Sot vendimi për negociatat/ Ç’do të ndodhë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosova



Sot, gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së në Luksemburg, liderët e vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave, apo do të shtyhet në një datë të dytë në vjeshtë.

Do të diskutohet mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Kujtojmë që Komisioni Europian i hapi sërish dritën jeshile Shqipërisë dhe tha se vendi i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave.

Por pavarësisht këtij rekomandimi, shtyrja për në vjeshtë është përmendur nga disa zyrtarë gjermanë gjatë vizitave në Shqipëri. Kjo edhe për faktin që Holanda e konsideron hapjen e negociatave aktualisht si të parakohshme. Kujtojmë që ky shtet madje ka kërkuar nga Parlamenti Europian që të rikthejë sërish regjimin e vizave me Shqipërinë.

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht për tani pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës.

Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra, por gjithcka mbetet në dorë të vendeve anëtare.



4 Comments

  1. Cfare do te ndodhe me Shqiperinë??? Minimalja Pjerin Ndreu (nje ish polic) arrestohet e kalbet ne burg! Nuk ka llogjike qe mbrojtesit e e vlerave te kombit (Polici, mesuesi) te jene me qelbesirat e ketij kombi)! Kjo do ndodhe se Rama po lutet per nje date takimi me Presidentin, eshte robqir frikacak qe nuk ben dot grush shteti! Presidenti duhet te shtyje cdontakim me Ramen deri je oren 22:50 te dates 29! Qe ti shkoje shurra e pavullnetshme

  2. E perseris, Presidenti duhet te shtyje cdo takim me Ramen! Nuk ka falje per ate, ndryshe bythqira drrogaxhinj do vijne prape ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *