• |
ide | kryesore

Spar merr përvojën nga ekspertët më të mirë italianë 

Stil



Klientët e Spar Albania janë zemra e çdo gjëje që kompania bën.

Ky është Vizioni i SPAR: T’u shërbejnë klientëve me produkte cilësore duke vendosur kështu standardet në treg. T’i garantojnë klientit produkte të sigurta është prioriteti i SPAR.

Spar Albania çdo ditë është duke dëshmuar përkushtimin maksimal për klientet dhe cilësinë e jetesës së tyre,  duke vulosur edhe njëherë rrugën drejt qëllimit, duke e bërë kështu rrjetin më të besuar dhe cilësor të Supermarketeve në Shqipëri dhe rajon.

Në SPAR, rëndësia e njerëzve për arritjen e suksesit të biznesit ka qenë gjithmonë në fokus. Duke e bërë SPAR një punëdhënës të zgjedhur, i cili mund të investojë në zhvillimin e punonjësve, në mënyrë që ata t’u ofrojnë klientëve, shërbim cilësor. Kjo kërkon angazhim maksimal, duke investuar në trajnimin e punonjësve në mënyrë që SPAR të mund t’i përgjigjet me sukses sfidave të ardhshme në të gjitha fushat e operimit.

Me mbështetjen e partnerëve të Spar Majora Italy , Z. Stefano Muio mundësoi një trajnim dy ditor mbi praktikat më të mira për njohjen e produkteve të Delikatesës, mirëmbajten, prerjet dhe implementimin e banakëve më qëllim standardizimin e tyre në të gjithë rrjetin SPAR. Në këtë trajnim morën pjesë menaxherë të Departamenteve të Delikatesës nga të gjithë dyqanet e rrjetit SPAR, të cilët përditësuan njohuritë me ndryshimet e tregut si dhe zhvillimin e këtij Departamenti. Ky është një departament i rëndësisë së vecantë, pasi kujdesi ndaj produketeve delikate është maksimal. Në Spar kujdesen çdo ditë me përgjegjësi të plotë që konsumatorëve t’u ofrohen produkte cilësore. Kjo është çështje e të gjithëve dhe përgjegjësi e secilit.

Me rritjen e vazhdueshme të SPAR, partnerët në mbarë botën kanë gjetur më shumë mundësi për bashkëpunim, duke punuar më mirë së bashku si një familje e madhe SPAR. Shkëmbimi i njohurive të shitjes me pakicë dhe mësimi i praktikave më të mira ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënieje më të mirë, e cila është thelbësore për SPAR-in si rrjetin ushqimor të shitjes me pakicë, më të madh në botë.

SPAR investon në zhvillimin e punonjësve përmes shkëmbimit të praktikave më të mira dhe udhëzimeve të trajnimit.

Çdo ditë, qindra mijëra njerëz blejnë në SPAR, prandaj është shumë e rëndësishme që punonjësit në SPAR të jenë lider në të gjitha fushat e operimit.

Misioni i Spar është jo vetëm të plotësojë nevojat e klientëve dhe konsumatorëve, por dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre.

SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. (Artikull promocional)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *