• |
ide | kryesore

Tensionet në Shkodër/ Kryebashkiakja: Do kërkojmë lirimin e të gjitha KZAZ-ve

Lajme, Të fundit

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka shprehur vendosmërinë për të vijuar me lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), në respektim të dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Në një deklaratë për mediat, Ademi tha se KZAZ do të mbrohet deri në fund, duke i kërkuar sërish Policisë që të veprojë sipas ligjit. “Ne kemi komunikim edhe me OSBE ODIHR. Askush nuk mund të veprojë jashtë ligjit. KZAZ duhet të mbrohet. Mbrëmë në KZAZ kanë hyrë persona të paidentifikuar. Është cenuar autonomia vendore.  Do kërkojmë lirimin e të gjitha ambienteve. Pas incidentit, i kam dërguar letër prefektit. Policia të veprojë sipas ligjit, pasi përndryshe do të përballemi me çdo person që vepron  paligjshëm, qofshin punonjës të policisë së Shtetit”, u shpreh kryebashkiakja.

Në KZAZ-në nr.2 në Shkodër, janë shënuar edhe gjatë ditës së sotme përplasje fizike mes forcave policore dhe disa ish-deputetëve të Partisë Demokratike. Shkak i përshkallëzimit të tensioneve është bërë shkresa e kryebashkiakes, Ademi, drejtuar Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, ku artikulohej detyrimi i forcave policore për të qenë të pranishme gjatë largimit të materialeve zgjedhore nëpër KZAZ-të, ku ishte parashikuar të mbaheshin votimet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas Ademit, kjo procedurë duhet të ndiqet në zbatim të vendimit të kreut të shtetit për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për zhvillimin e zgjedhjeve. Në formulimin e kësaj kërkese, kryebashkiakja i referohej ligjit “Për qeverisjen vendore”.

Bashkitë e drejtuara nga opozita e bashkuar joparlamentare i kanë kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të zbatojë dekretin për anulimin e zgjedhjeve, duke liruar ambientet e KZAZ-ve.

 

1 Comment

  1. Te lumte.
    Tregoji vendin krimineleve dhe jevgjiteve te sjellur ne Shkoder nga ….. tepelena….. nga mashtruesi Rama 🤮🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu