• |
ide | kryesore

Tiranë/ Shkatërrohet grupi i shpërndarjes së kokainës dhe heroinës

Lajme, Të fundit



Finalizohet operacioni i Policisë së Tiranës i koduar si “Perimetri” në sajë të të cilit janë arrestuar 4 persona të cilët shpërndanin drogëra të forta në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Policisë, bazuar dhe në  informacionet  e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, u finalizua operacioni i koduar “Perimetri”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. N. (F.), 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

– M. F., 20 vjeç, banues në Tiranë.

– M.B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

– E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike, kryesisht Heroinë dhe Kokainë,  ndaj personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve  E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin  nga shtetasja B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një  automjet, një  motor, 6 telefona celularë dhe 1 dorezë hekuri.



1 Comment

  1. E mor police sa na beni per te qesh. Sikur degjojme tvsh e kohes se dulles. U hapen kaq km tok bujqsore e aq km toke. I binte ti kishim kalu dhe tokat e fqinjeve. Po po ju jo vetem i kapni dhe shkatroni bandat ketu. Po dhe te fqinjeve tane. Kot nuk ju mban ramziu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *