• |
ide | kryesore

Trump do të shpallë kandidaturën për zgjedhjet e 2020-s, migrimi mbetet temë qendrore

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të dëbojë me miliona njerëz që jetojnë në mënyrë të jashtëligjshme në tokën amerikane. Në një varg postimesh në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”, Trump shkruan se zyrtarët e migracionit, nga java e ardhshme do të nisin procesin për largimin e të huajve ilegalë.

“Zyrtarët e migracionit do të nisin largimin e miliona të huajve të paligjshëm, që kanë gjetur rrugën për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ata do të dëbohen sa më shpejt”, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë.

 

 

Prej kohësh, SHBA-të po përballen me një fluks të madh migrantësh që vijnë nga Guatemala, Salvadori, Nikaragua dhe shtete të tjera më të varfra të Amerikës Qendrore. Sipas qendrimeve zyrtaret të autoriteteve amerikane, numri i migrantëve të jashtëligjshëm ka tejkaluar kapacitetet e tyre për të përpunuar të dhënat dhe për t’u mundësuar akomodimin.

Migrimi ka qenë tema qendrore e fushatës elektorale të Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe brenda të gjitha pritshmërive, mendohet se do të dominojë edhe në fushatën për zgjedhjet e ardhshme të 2020-s.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *