• |
ide | kryesore

Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë kreun e Gjykatës Administrative të Apelit

Lajme



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë kreun e Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selitën. Vendimi u mora nga trupa gjykuese e KPK-së, e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi, të cilët dhanë dakordësinë për vijimësinë e detyrës së Selitës.

KPK-ja ka vendosur gjithashtu që të rihapë hetimet për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gogaj, duke shtyrë kështu seancën dëgjimore të parashikuar për të në orën 10:30 të paradites së sotme. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimet për subjektin e rivlerësimit, z. Elvin Gokaj, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër. Për rrjedhojë, seanca dëgjimore e përcaktuar të mbahej në datën 18.06.2019, nuk do të zhvillohet. Data për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KPK-së.

Ndërkohë, në  orën 14.30, pritet të zhvillohet seanca dëgjimore për gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari. Ndërsa, seanca dëgjimore ndaj kandidates së Strukturës së posaçme të Antikorrupsionit (SPAK), Manjola Kajana, do të zhvillohet në orën 16:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *