• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pas Tropojës digjet KZAZ edhe në Shkodër, reagon Lleshaj

Lajme, Të fundit



Punonjësit e Bashkisë së Shkodrës kanë hyrë me forcë mbrëmjen e sotme në ambientet e shkollës “Shejnaze Juka” ku ndodheshin materialet zgjedhore të KZAZ-së 2. Korrespondenti i News24 raportoi se fillimisht ata kanë thyer xhamat e shkollës dhe më pas i është vënë zjarri. Është dashur mbërritja e zjarfikëses për të shuar flakët që kishin përfshirë shkollën.

Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Shkodër, thyhet xhamat e shkollës ku ndodhet materialet zgjedhore on Vidnews.

Kjo përplasje nisi pas mosrespektimit të thirrjes së bashkisë së Shkodrës për të liruar ambientet e KZAZ-së. Punonjësit e bashkisë dhe militantët e PD-së janë përplasur edhe me policinë e shtetit që mbronte materialet zgjedhore. Mes protestuesve ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia. Kujtojmë që në orët e paradites u shkatërruan materialet zgjedhore edhe në Tropojë.

FOTO-VIDEO/ Protestuesit përplasje me policinë në Shkodër. Shkollës ku ndodhen materialet zgjedhore i thyhen xhamat dhe i vihet zjarri on Vidnews.

Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës. Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve” – shkruan lleshaj në Twitter. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. merrini naten dhe bejini shembull keqberesit. e vetmja forme per te marre pushtetin eshte me vote. kta kane frike nga vota

  2. Elmas te hash ate qe ben dhe pak e ke nese nuk te del drejtohu ne nje rrepart ushtarak !O pleh, zgjedhje me bandit e kriminel do beni ?!O rrace muti,o kalbesire e qelbesire mendoni se u kthye koha e vjeter !!!Beni zgjedhje te barabarta pa banda dhe kryebanditin ne krye dhe do shikoni se sa ju do populli !

  3. O talebane,o kanibale,o njerez me bisht po ça faji ju ka shkolla qe eshte ndertuar me taksat tona e ju e digjni,po pse o njerez te trashe ju do i impononi gjysmes se popullit me zor qe mos te votoi,jemi ne demokraci o derra kush do voton kush nuk do rri ne shpi me çte drejte i vini flaken shkolles??!!

  4. E drejte nuk duhet djege shkolla!?
    Po ligji a duhet te zbatohet!!??
    Kryebashkiakja ka urdheru me u liru te gjitha ambjentet e zena me materiale te paligjeshme.Materialet zgjedhore duhet te kthehen nga kane ardhur.Presidenti ka anullu zgjedhjet!?
    Ne fakt drejtori I shkolles duhej te ishte i interesuar qe shkolla e tij te mos kthehej ne vend grumbullimi mbeturinash zgjedhore!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *