• |
ide | kryesore

Vlorë/ Arrestohen dy persona për dhunë në familje

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës për dhunë në familje, ndërsa njërit prej tyre i është gjendur edhe një armë në banesë. Në pranga ka përfunduar shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ditën e djeshme ndaj bashkëshortes së tij 30-vjeçare, për motive të dobëta.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës në lagjen “Pavarësia 2” këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri (gjuetie) e llojit “Shotgun” me 4 fishekë. Ndërkohë është arrestuar edhe shtetasi S. S., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili ditën e djeshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës 30-vjeçare për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *