• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Acarohet situata në Shkodër, Tropojë, Lezhë… (VIDEO)

Kryesore, Lajme



27 bashkitë që drejtohen nga opozita kanë hyrë në veprime konkrete për të zbatuar dekretin e Presidentit për anulimin e 30 qershorit si datë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Pas kërkesave drejtuar KQZ-së të lirojë ambientet ku janë vendosur KZAZ-të ka pasur tensione të shumta në disa prej tyre. Më shpërthyese situata ishte në Tropojë, Shkodër dhe Lezhë.

Mëngjesin e së martës u sulmua KZAZ nr. 9 në Tropojë. Punonjësit e bashkisë së drejtuar nga përfaqësuesi i PD-së, Besnik Dushaj dhe militantët kanë shqyer derën e KZAZ-së që është vendosur te muzeu i qytetit, ndërsa më pas kanë marrë materialet zgjedhore, vendvotimet duke i hedhur në rrugë duke i shkatërruar plotësisht. Në orët e pasdites u lajmërua se 13 persona u shoqëruan në komisariat ndërsa kanë nisur procedurat e procedimit penal për dëmtim të materialeve zgjedhore.

Në mbrëmje, i njëjti skenar është përsëritur në Shkodër. Përfaqësues të bashkisë dhe mbështetës të PD-së në prani të ish-deputetit Bardh Spahia kanë sulmuar fillimisht pallatin e Sportit ku ndodhet KZAZ-ja numër 2 dhe më pas kanë shkuar në shkollën “Shenjaze Juka” ku ndodheshin materialet zgjedhore e KZAZ 3.

Protestuesit janë përplasur me policinë dhe më pas kanë hedhur molotov te njëra nga dritaret. Mësohet se janë dëmtuar një pjesë e materialeve zgjedhore që ndodheshin aty. Flakët kanë përfshirë katin e parë të shkollës duke djegur dy klasa. Përplasjet kanë vijuar për disa momente dhe është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën e tensionuar.

Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Shkodër, thyhet xhamat e shkollës ku ndodhet materialet zgjedhore on Vidnews.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi tha se po bën gjithçka për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia tha pas incidentit se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme përballë një qeveria e cila sipas tij është kapur në flagrancë duke vjedhur votën.

Edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka kërkuar lirimin e ambienteve në varësi të bashkisë, që po shërbejnë si KZAZ për administrimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit. “Në Kamëz nuk ka zgjedhje më 30 qershor 2019”, – shkruan Mziu në Facebook teksa shpërndan video nga këto momente.

Edhe bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ-ve 12 dhe 13 në këtë bashki i vendos ultimatum duke i kërkuar lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’. Nëse nuk do largohen, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj kërcënon se do të ndërhyhet. Ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve. Gjithashtu Frrokaj i ka dërguar një shkresë policisë së shtetit ku i kërkon ndihmë për lirimin e ambienteve.

 

Po sot edhe kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila i drejtohet KQZ-së me një ultimatum se duhet të heqë materialet zgjedhore nga KZAZ nr. 6 e cila ndodhet në ambientet e shkollës profesionale ‘Ndre Mjeda’ para orës 16:00 të ditës së mërkurë. Ai urdhëroi ndërprerjen e veprimtarisë zgjedhore në këtë zonë dhe heqjen listës së zgjedhësve të afishuara në qendrat e votimit.

Për këtë situatë ka folur edhe Presidenti Ilir Meta. Ai vlerëson të gjitha këto bashki që sipas tij po zbatojnë ligjin, pas dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Përmes një reagimi nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, thuhet se Meta po mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provojnë tensione artificiale. Kujtojmë se mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj, njoftoi se do të çojë para drejtësisë të gjithë kryebashkiakët që po tentojnë të bllokojnë procesin zgjedhor. ©LAPSI.al



20 Comments

  1. Epileptiku salih karaxhic berisha I sapo dale nga nje krize e rende epilepsie ka dhene urdher te digjen shkollat e tre qyteteve,gjakpirsi salih srb nuk ka te ngopur me gjakun e rinise shqiptare,por fundi po vjen

    1. O I paemer i 23:27
      Kur Rama te q..u
      Fajin Saliu
      Kur Tualeti te dhiu
      Fajin Saliu
      Kur Rruci teshtiu
      Fajin Saliu
      Kur Tartaku te

    2. ky nuk eshte acarim populli por nxitje militantesh per te mos humbur interesat,,po flitet shum ne emer te popullit por ky nuk eshte popull,,kur te cohet vertet populli do ta marrin perpara si klas politike ,dhe permbys me gjitha system politika ligje dhe vendos tte verteten ketu nuk esht vend per soros alizita as bandit por popull me vlera dhe perfaqsues vlerash vend per te ullhequr e verteta, keshtu e mendoj situaten dhe te ardhmen tone

  2. FAJIN SALIU FAJIN SALIU FAJIN SALIU
    Shihemi me 30 Qershor 2019 n’ TV!!!

    I paemer i 00:17:shpellar lab lal laluc malok

    1. po saliu e ka mor te qifsha ropt ne pidh, mor taleban. ai ben thirrje per dhun, djegje, vrasje, terheqje zvarr. ata shpellar qe u arrestuan nuk ishin popull po punonjes te policis bashkiake qe u jan premtuar poste drejtorash. mercenar. ata kafsh neser do behen drejtora. po e cojn vendin 20 vjet mbrapa. te degjet shqiperia qe te shpetoj sali penicilina me like floririn nga burgu.

  3. Flake e tym shqiperia,rrofte familja Berisha qe te vrasi,grabisi,te shkaterroje cdo gje dhe ne fund…nje popull muti qe turqit kurre nuk ja dhane pamvaresine se e dinin sa ngaterrerstare dhe hajdute jane.Kurre nuk eshte punuar toka ne shqiperi,te gjithe hajdute dhe me morra,era pleh vinte cdo qytet(3 qytete kishte).Aty rrini se europa ben sehir.

  4. Ti byroist ke vite bashke me Arturo Ui salih qe na Cani trapin qe fajin e enveri,tani te vjen keq per Arturo Ui

  5. Fundi nuk do njohi fund deri sa ky popull ne erresire totale te kuptoje se qe nga punonjesi qe pastron ne bashki nga polici e deri te km paguhen prej tij. Dhe mbi te gjitha te krijoje dinjitetin e vet dhe te doje vehten dhe ne fukarallekun e madh shume ku e kane zhytur te gjitha qeverite me radhe kush me shume e kush me pak. Kjo eshte lufta e vertete qe ky popull duhet te fitoje. Lufta me vehten me mendsine e vet.

  6. Luli pikerisht kete duhet te beje. Per kete duhet te cirret fort dhe ti ftoje te gjithe ta bejne . Dhe te luftoje fort. Ndryshe do jet thjesht km radhes duke harruar qe ne fund vendin 2×1 si te gjithe ne do ta kete por jo me veper te mire me vehte.

  7. Sa u gezu serbi Saleh me zjarr e flak. Eshte e vetmja gje qe eksiton antishqiptarin impotent Saleh. Zjarr, dhun, vrasje. E dini pse, se akoma nuk i ka provuar ne kurriz te vet. Ja uroj me gjith shpirt ti provoj sa me shpejt ne kurriz te vet.

    1. Ju qan zemra per ca votime si te kohes se Enverit, me voten plumb per armikun e klases. Dhe te thoni me grusht: rrofte Partia. Meritoni te jetoni ne Korene e Veriut

  8. si kamundesi qe 3 milion shqiptar vazhdojn mbahen peng nga 4-5 antishqiptar. ku je o avni rustemi. cohu e tregoju vendin. kater veta smund te mbajn peng nje vend te tere.

  9. He pra mir jeni deri me tani rama u ka share haptazi e tash e tutje do ju q…… familjet me radh rrofte orgia e ram droges

  10. TANI EDHE KJO PUNE KESHTU NUK SHKON . AS TE QINI E AS TE LESHONI . O REVOLUCION ME DHUNE E ÇOJENI DERI NE FUND OSE LERENI FARE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *