• |
ide | kryesore

10 përgjimet e BILD/ Dëgjoni ç’bënë në Dibër, Gjiknuri, Tahiri, Qefalia, Ymer Lala…

Kryesore, Lajme



Gazeta gjermane Bild ka publikuar këtë të mërkurë 10 përgjime të reja ku dëgjohen ish-ministrat e Ramës, deputetët dhe shefat e policisë që flasin me emra të akuzuar nga opozita si pjesë e botës së krimit si Ymer Lala që falsin për manipulimin e zgjedhjeve lokale të 25 shtatorit në Dibër

Përgjimi i parë është ai mes shefit të Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga që flet me biznesmenin Bekim Krashi dhe më pas ky i fundit ia kalon telefonin ministrit Damian Gjiknuri. Shefi i policisë aty thotë se plani i tij funksionoi.

Në përgjimin nr. 2 të BILD, bisedon anëtari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, i premton drejtorit të policisë në Dibër Robert Aga se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama për ta promovuar atë në detyrë të rëndësishme. Në një darkë ku kanë marrë pjesë deputetë të grupit parlamentar të PS, në prani të kryeministrit Edi Rama, Xhemalia u ka kërkuar atyre ta dërgojnë Agën nga Dibra në Bulqizë, një qytet i pasur me miniera kromi të cilat kontrollohen nga grupet e krimit të organizuar. Ai i thotë Agës që të mos shqetësohet nga akuzat e opozitës në adresë të tij.

Në përgjimin numër 3 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia të cilit i kërkon që ta vendosin drejtor në Bulziqë. Më pas Qefalia i kalon në telefon Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë. Më pas Qefalia i kalon në telefon edhe deputetin socialist Xhemal Qefalia.

Në përgjimin 4 dëgjohet Ymer Lala, që sipas Bild, por edhe sipas opozitës ka rekorde të rënda kriminale. Ai përfshihet gjerësisht në blerjen e votës. Në përgjime ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri flet me Ymer Lalën pas fitores duke përdorur fjalët “tërmet”, “tërmet, tërmet e ke bë, i ke q… nënën”, – thotë Gjiknuri. Ndërsa Imer Lala i tregon se i kishte shkruar ai robi (nënkupto Edi Rama).
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.
Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet! I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

Në përgjimin 5 dëgjohet Ymer Lala, një person sipas opozitës dhe BILD me precedentë penalë që flet me nipin e tij për një program të Fiks Fare që ka publikuar një kamer të fshehtë të blerjes së votave në Dibër. Ymer Lala është edhe babai i deputetes së PDIU, Reme Lala që menjëherë pas fitores kaloi me PS-në.

Në përgjimin 6 dëgjohet Ymer Lala i cili e informon se kryetari i FRD-së me familjarët e tij ka votuar për kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehu. Ymer Lala nis të fyejë me fjalë banale duke u shprehur se do ta sqarojë ai.

Në përgjimin 7 dëgjohet Ymer Lala flet me një person të panjohur i cili i thotë se njëri prej votuesve nuk ka marrë “kafen” e tij. Lala i thotë se në zonën ku është ai ka të tjerë që përgjigjen për atë punë. Më pas flasin për një incident që ka ndodhur me deputetin e PD-së Falamur Noka në Maqellarë dhe ku janë rrahur disa persona.

Në përgjimin 8 dëgjohet Ymer Lala flet me një person të panjohur i cili e pyet nëse duhet t’ua kthejë kartat e identitetit atyre që ua ka marrë. Kartat e Identitetit u merren kryesisht votuesve jo të sigurt në mënyrë që ata të mos kenë mundësi më të votojnë për asnjë palë.

Në përgjimin 9 dëgjohet sërish Ymer Lala që flet me ish-ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri. Ata lënë bashkë një takim me qëllim “të organizonin grupin”.

Në përgjimin e 10-të të publikuar nga revista gjermane “Bild”, dëgjohet Ymer Lala, i ati i deputetes Reme Lala, i akuzuar nga opozita në Shqipëri si person i inkriminuar dhe me influencë në zonë. Ai dëgjohet teksa flet me dy femra dhe më pas me një person tjetër, të tre të panjohur. Bisedat janë për diskutime të përgjithshme, por në njërën prej tyre Lala thotë se kishte takuar “Bablokun e madh”.



11 Comments

  1. fare e keqe!!

    lerini te ngordhin brenda se na hengren jeten me gjithe pd-ne e qelbur ne maskarej

    si ne pushtet, si ne opozite vetem ta djegin e shkaterrojne vendin dijne, e bashke me Shqiperine edhe neve

    maloket le te kthehen ne malokeri e te vrasin njeri tjetrin atje dhe te na lene te qete ne njerezve te shohim jeten tone. Kafshe qe dijne vetem te zaptojne, grabisin, vrasin, shajne e vjedhin dhe qe u pelqen vetem trashesia e tyre prej kokelope

    1. booboooooooooooooooooo sa kryekurve je o te qifsha listene shtepise or kurve . Stambolli digjet dhe ti e te gjithe mavit doni te kriheni . ropt or fisqire

  2. Funderrina Hulusi zakejdi,Hulusi zorraxhiu,ka dorezuar mandatin dhe eshte shporrur?!
    Sa here qe ky zagar I felliqur hap gojen dhe ndot ajrin,te vijne ne mendje vargjet ” O moj Shqypni,e mjera Shqypni”…
    Bajlozi prej kashte, Ulusiu I reformes ne drejtesi! O tempora,o mores!
    Ushtari I Ymer Lales do beje shtet ligjor?!..Ruajna zot mendte e kokes!!!!!!……

  3. Ulsi Manja i reformes ne drejtesi ushtar i ymer lales e i xhemalit. Jam ne tavoline me kryeministrin thote qe ti jape garanci policit se do shperblehet per krimin elektoral. Ne krye te vjedhjes se votes e masakres elektorale , njeriu qe drejton komisionin e ligjeve dhe qe mban flamurin e reformes ne drejtesi. Mortja qe nuk ju ha qe e varferuat e coroditet e zbuat nga vendi kete popull. Si nuk ju vjen turp nga femijet tuaj ore kur ju degjojne me ze se si vidhni voten me drejtora policie. Cfare ju thoni femijeve per shtetin e demokracine qe ju shplafte e keqja. Fare e keqe. Ky ishte fundi me i merituar per ju. Duke u diskretituar ne kete fare feje. Shporreni apo jo ska me rendesi. Nje kryeminister dhjaks qe mblodhi te fortet e llumit per te mbijetuar ne pushtet, nje horr kryeminister totalisht i deshtuar qe jo vetem nuk ndertoi dot shtet por eshte sot ne krye te nje vendi qe nuk ka asnje institucion shteteror e ligjor ne kembe. Nje i marre qe mori ne qafe nje popul te tere. Ik or burre ik.. ik se ka te tjere ne mos me te mire se ty, asnjehere me te keq se ty, te jesh i bindur per kete, prandaj shporru me gjithe bandat, hajdutet, trafikantet e gjushet e tu.

  4. O zot çfar po nodh ne ate vend.
    Kam degjuar per kurva, por kurven me te madhe e kam degjuar te merkuren ne Opinion te Fevzo.
    Ky eshte Alfred Peza.

    1. Rrofte Rilindja e Ymer Lales dhe varteseve te tij Gjiknuri , Tahiri, Manja, Qefalia, Peza me ne krue kallam deshtakun..
      Çohu o popull merhum se po te q..jne ripjedhesit çfare pret te lindesh kelyshet e tyre..?

  5. Nje njoftim me rendesi per te gjithe miletin rilindist.
    U bejme me dije se kjo vale indinjate qe ka shperthyer ne te gjithe vendin,gjithe shqiptaret anembane,burimin e ka te pabesia e Angela Merkel tradhetares.
    Ju kujtohet kur kjo Merkel tradhetarja e shpalli beniamin Edin tone te dashur?(sic njoftonte Endri Fuga) dhe e shpalli lider rajonal?
    Tash kjo zonje e ka tradhetuar Edin tone! Akti I fundit ka qene takimi ne Berlin ku zonja jone e shkelqyer Spiropali I ka dhene disa keshilla shume te vlefshme Angeles per rruget qe duhet te ndiqen sesi te shpetohet bashkimi evropian!
    Kjo e ka terbuar fare Merkelin dhe ka vendosur te nderroje sjellje 180 grade!
    Mirepo zoti sheh dhe vepron! E keni pare si lekundej nga te dridhurat para ca ditesh?!..
    Edvini yne I Madh tash do ngreje padi ndaj Merkel tradhetares dhe gjithshka do kthehet ne normalitet!

    Bejeni gjumin te qete!

    V.F.L.P

  6. Po ne sikur jemi popull me bese dhe me nder,c’behet keshtu? U bleka me pare ky popull?Me siguri qe Rama ja prishi karakterin “burrerror” ketij populli trim dhe punetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *