• |
ide | kryesore

30 Qershori, Ilir Meta bën lëvizjen e radhës…

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE- ODHIR lidhur me dekretin e tij për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.

Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajčák, Drejtorja e Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor

Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet prëfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm.

Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe do të dëmtojnë krizën në Shqipëri”,- shkruhet ndër të tjera në letër.

Letra i eshte derguar kryetarit te Radhës i OSBE-së njëherësh edhe Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, kryesueses së ODHIR-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir.



6 Comments

  1. Po shyqyr o Ilir qe u kujtove per kete levizje. Dekreti i ri per zgjedhjet lokale duket i drejte por E Rama nuk iken nese nuk nderhyjne nderkombetaret sidomos USA. Vllehu E Kristaq Rama e ka marre peng kete vend dhe largimi i tij nga pushteti do jete sa i veshtire e i dhunshem, edhe aq i hidhur ne fund.

  2. Gjarperi hodhi helmin e radhes.
    Po ti sikur e bere te gjith kete per te qetesuar gjakrat. Por po ndodh e kunderta.
    Ti nuk je burr shteti. Por burri i mones.

  3. varet sa vlen dekreti jot o Flori, se kushtetuta thote qartazi PRESIDENTI CAKTON DATEN E ZGJEDHJEVE, dhe ti kete proces e ke konsumuar ne respekt te kushtetutes duke caktuar 30 qershorin sipas afateve qe percaktohen dhe me ligj. dereti i dyte, pra cdekreti eshte i pa vlefshem per sa kohe kushtetuta nuk ta lejon pasi sipas saj PRESIDENTI ESHTE I DETYRUAR TE ZBATOJE FILL E PER PE KUSHTETUTEN DHE TE MOS DALI JASHTE SAJ OSE MBI TE. pra si ai cdekreti jot po te bej nja 200 cope un sot per 1 milion gjera qe sme pelqejne ne kete vend… thjesht dekreti yt vlen sa dekreti im, pra eshte NUL. procesi eshte tashme nen administrimin e KQZ she ske ci ben hic… e di si esht kjo qe ben ti o FLORI, si te pengosh oarlamentin per te zgjedhur pasardhesin tend, gje qe se ben dot.

    1. Po pse mor shoku avi, moisiu, nishani, si i caktuan datat e reja te zgjedhjeve? A nuk zhdekretuan dekretet e meparshme?
      Ja, pra qe dekreti edhe u shfuqizoka, kur i do bytha rames. Kur i do metes, nuk u shfuqizoka. Dekreti eshte akt administrativ dhe per aktet administrative ekziston mundesia per revokim dhe shfuqizim nga vete organi qe i ka nxjerre. Revokimini behet ose me dekret te ri, ose thjesht duke shfuqizuar te meparshmin.
      Sigurisht ka kritere, por ato t’i vleresoje gjykata dhe jo ai djali qe desh ta hidhte faren e zeze te korrupsionit Ramian, deri ne Strasburg.

  4. ja dhe pergjigja nga OSBE-ODHIR te erdhi , po tani cfare do te thuash. Lexoje like shih se cfare thone per ty dhe nxitesit e dhunes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *