• |
ide | kryesore

Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

2, Ide



Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgjidhje, shkrirjen e organizatës dhe rikthimin tek partia politike dhe rregullat normale të funksionimit të saj.

Manipulimi zgjedhor, që doli në dritë pas audiove të Bild, ishte një dëshmi e qartë se mekanizmi elektoral, që deri dje ka qenë shpesh i dëmtuar nga ndërhyrjet e forcave politike, këtë herë ka funksionuar si një skemë e pastër mafioze, që nga drejtimi direkt i kupolës e deri tek shantazhi i votuesve të thjeshtë.

Sigurisht në Shqipëri janë shënuar raste të rënda të dëmtimit të zgjedhjeve, janë rrëmbyer kuti ditën dhe natën, është përdorur Gjykata Kushtetuese për të shpërndarë mandate deputetësh apo KQZ për të zhbërë rezultate si ai zgjedhjeve në Tiranë në vitin 2011. Në të gjitha këto raste, përgjegjësit kanë qenë të shenjuar në sytë e të gjithëve dhe partitë e njollosura e kanë marrë faturën e rëndë mbi vete për këto akte të shëmtuara. Por në asnjë rast, asnjë parti e madhe politike, PD ose PS, nuk kishte shkuar në manipulimin dhe deformimin deri në qelizë të një procesi elektoral.

Angazhimi i kriminelëve jo thjesht si mjet presioni ndaj kundërshtarit por si pjesë e procesit, madje duke arritur edhe të zgjidhen vetë si përfaqësues të popullit; përfshirja direkt e kryeministrit dhe ministrave me lloj- lloj personazhesh që kontrollojnë votën; presioni i neveritshëm për bukën e gojës ndaj nëpunësve që paguhen nga taksat e shqiptarëve, blerja e turpshme e votës së nevojtarëve që qeveria i ka lënë në mjerim; përdorimi i policisë dhe mjeteve shtetërore për të penguar kundërshtarët politikë, etj, nuk janë metoda të një partie politike, qoftë edhe në kohën me të errët të saj, por të një organizate të strukturuar që s’ka lidhje me përgjegjësinë ndaj qytetarëve, por me bindjen e verbër ndaj hierarkisë së pushtetit.

Rilindja prej kohësh e ka asgjesuar Partinë Socialiste. Nuk ka më zgjedhje, nuk ka zëra kundër, nuk ka debat, nuk ka alternativa në përzgjedhjen e kandidatëve dhe përfaqësimi më i lartë politik, siç është qeveria, është katandisur tek disa anonimë, vullnet dhe tekë e kreut të organizatës. Kësisoj organizatës nuk i intereson as cilësia e qeverisjes dhe as përgjegjësia politike para votuesve, por kontrolli i tyre me çdo mjet dhe metodë si e vetmja mundësi për të mbajtur pushtetin.

Kush dëgjon përgjimet e Dibrës, më të drejtë mund të pyesë: ore, po ç’i duhej Edi Ramës me çdo çmim kjo bashki, sa të mobilizonte një strukturë të tërë, nga ministrat e deri te banditët për ta fituar atë? A ia vlente rrisku i një manipulimi të rëndë për Dibrën ndërkohë që kontrollonte thuajse gjithë vendin? Organizata nuk i bën llogaritë në këtë mënyrë, me ndjeshmërinë e një force politike që ka si qëllim të përmirësojë jetën e qytetarëve. Organizata duhet të tregojë forcë, mbi të gjitha në bastionet e kundërshtarit, për ta frikësuar atë, për ta shantazhuar dhe për t’u ngulur në kokë njerëzve se është ajo dhe vetëm ajo që ka në dorë gjithçka, vetë jetën e tyre. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen dhe ta pranojnë si alternativë të vetme. Puna, buka e përdirtshme, arsimi, kujdesi shëndetësor, rruga, uji, e ardhmja e fëmijëve, nuk janë çështje që rregullohen nga qeverisjet e mira dhe alternimi i tyre, por nga vullneti i Padrinos. I atij që komandon organizatën.

Lexo më tej:

E plotë/ 16 përgjimet të komentuara nga Bild

Nuk është rastësi që në këto përgjime, por edhe në shumë afera e skandale të tjera, nuk dalin të përfshirë emra socialistësh të vjetër. Nuk del Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Erjon Braçe, etj. Ata janë tek rregullat politikë të luftës me kundërshtarin. Në organizatë veprojnë ata që kapitalin politik e kanë të lidhur me shërbimin ndaj kreut dhe jo ndaj qytetarëve.

Një parti politike do të reagonte ndryshe pas daljes në dritë të këtyre përgjimeve të frikshme. Pavarësisht procedurave ligjore, përgjegjësia politike do të duhej të prevalonte. Figurat e kapura me presh në dorë, nga shefat e policisë e deri tek kandidatët aktualë për kryetarë bashkish do të duhej të pezulloheshin e shkarkoheshin. Akti moral e ç’tensionon situatën dhe i jep mundësi një partie të kërkojë ndjesën e publikut. Organizata nuk vepron kështu, nuk veproi as për Durrësin e nuk do të veprojë as për Dibrën. Akti moral për të është dobësi dhe asaj i duhet të tregojë forcë për të mbajtur në këmbë mekanizmin ekstrapolitik që i garanton pushtetin. Reagimi i vetëm që njeh ajo, është mohimi dhe akuza ndaj kundërshtarit.

Faktet/ Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild

Mirëpo kjo mënyrë e qeverisjes dhe e kontrollit të shtetit, që eleminon konkurrencën politike, e çon vendin në përplasje. Nënshtrimi ndaj organizatës nuk mund të zgjasë përjetësisht. Prandaj është koha e përgjegjësisë politike. Rilindja duhet t’i hapë rrugë Partisë Socialiste për të rikthyer normalitetin në vend. Mjafton edhe pohimi i atyre, që i bëjnë fresk qeverisë, se fenomene të tilla kanë ndodhur edhe më parë, për të ndëshkuar ata që po i përsërisin ato. Organizata dështoi në premtimin e saj të madh për të bërë shtet dhe një Shqipëri më të mirë, tani Shqipëria duhet të çlirohet prej saj. Niçet apo keshët nuk janë as Partia Socialiste dhe as vullneti i qytetarëve. Dhe as Dibra nuk është modeli për të mbajtur përjetësisht pushtetin. Sa më parë të kuptohet kjo, aq më shumë do të largohet konflikti për t’i lënë vend politikës.

©Lapsi.al



38 Comments

  1. O shkullak, rilindja nuk ekziston zyrtarisht. PS po. Ajo e lejoi veten te perdoret nga nje organizate kriminale apo te shnderrohet vete ne nje te tille. Ligji e kerkon qe te shkrihet PS. Nuk do ishte ndonje drame e madhe. Eshte parti 70 vjecare, qe e ka konsumuar potencialin e saj. Mund te linde nje e majte e re mbi rrenojat e saj.

    1. per nje shekulli po stermundohemi me politika sisteme ligje jo funksionale,qe gjitheve na futen ne zhgenjim ,erdhik koha qe cdo shqiptare ,te zgjohet nga faktet ,e ralitetit dhe pranojne te verteten ate qe ndjehet me I qarte sigurte qe sjell zgjillje shprese,per nje shekull ndryshe premtun dhe ndryshe veprun tani ndollemi ne kosto dhe ekstrem ,tani keta zoterinje te biznesit perms politikes, si klas politike kan filluar te cicerojne kerkojne vote,eshte e drejta jon si popull ,te pranojme ate qe ndiejme per veten ,te drejten hakun paqen sigurin zgjilljet shpresen shpetimin, kete nuk na e garanton kush vetem se krijuesi tyre zoti botnave,,zoti mallerishem ka ndaluar kamaten keta kan lejuar kamaten zoti mallerishem flet per ndalimin e imoralitetit keta kan lejuar imoralitetin zoti mallerishem ka percaktuar te drejta keta kan lejuar me ligj grabitjen e te drejtave,zoti mallerishem ka percaktuar zekat ne pasurin e te pasurve ,2,5perqind ne njeqindmije lek te reja , keta na mbyten me taksa ne rritje cdo dite,zoti mallerishem ndalon genjeshtren keta kan lejuar genjeshtren korrupsionin ,zoti mallerishem urdheron ta adhurojme vetem ate keta jan bere adhurues te parase dhe pushtetit,,nese ne bejme nje analize,te thelle nder dy rruget rrugen e drejte ku zoti eshte ma I malli dhe perfaqsuesit e vlerave behen ulleheqes te popullit,dhe ullheqin popullin sipas ullzimit zotit,dhe rruga dyte padrejtesia ku njerzit zevendesojne zotin me egon e tyre sipas deshires tyre ,bejne si te duan me popullin vrasin burgosin akuzojne grabisin te drejtat dhe thon pushteti buron nga populli dhe I perket popullit,ne sherbim te tije,eshte e drejta jon per tiu thene tani qe vin per te marrur voten te drejten e pushtetit mbi ne,zoterinje kush jeni ju ,ku mbeshteteni ju per te na sunduar cilat jan parimet te drejtat ke quani drejtesi ,se drejtesi ka nje dhe kjo eshte e verteta e faktuar nga zoti dietaret shkencetaret dhe raliteti praktik,ju nuk jeni perfaqsues vlerash ,me ju ne nuk kishim dhe nuk mund te kemi drejtesi sepse jeni formuar te tille, keni vazhduar si te tille jeni pjekur si te tille per nje shekull ne duam drejtesi hak me ju ka kamat qe imponon borxhe vartesi ne duam moral familje me jua e kemi humbur ate ne duam pronat me ju I kemi humbur ato ne duam unitet me ju e kemi humbur ate ne duam mirqenie me ju e kemi humbur ate ne duam atdhe me ju e kemi humbur ate ne duam dinjitet me ju e kemi humbur ate,ne duam mundesi me ju I kemi humbur ato,,ju e dhat shfaqen per 1 shekull duke I pasur mundesit e premtimit por veprat tuaja kurthi juaj zbuloj qellimin duke ren ne kurthin e veprave tuaja ku pergjegjsia kthehet ne llogari,ne duam fuqin mundesin rrugen me te cilen ndjehemi te qarte qete qe jep gjalleri shprese zgjillje shpetim paqe siguri,qe eshte vetem rruga drejte e verteta te drejten e deshiron sejcili per veten e vet dhe padrejtesin nuk e pranon ti behet askush,vetem rruga drejte eshte e vetmja rruge apsolute qe njeriut I jep hakun me kete rruge dhe perfaqsuesit e velerave ulleheqes ne nuk na bie te paguajm dhet fishin e takses qe paguajm sipas deshirave tuaja per gjithcka me kete rruge arrim ne dy botet gjithcka kemi nevoje vetem keshtu ky popull ketyre lloj politikaneve dhe mbeshtesve te tyre ua mbyll gojen ,dhe sikur gjith te angazhohemi ne mendime dhe vepra te mira ,sejcili sipas nivelit dhe mundesise padiskutim qe rreshtohemi ne 1nga 4 grupet qe mbrojme vendin nga shkatrrimi 1 dietaret 2 ullheqesit e drejte 3 lutjet e besimtareve 4 guximtaret,qe kontribojne me mundesit e tyre ne dobi duke konfiguruar keshtu inteligjencen tone fuqin unitetin vlerat kushtetuten e universit dhe gjithcka te mire perderi sa zopti na plotsoj por robi padrejte I grabiti

      1. un qe po komentoj ,jam moshe e thyer nga padrejtesit e sistemit shoqerore ,pasuesit e tije tre brez gjyshi baba un,keshtu me than te paret ,keshtu,me tha babaj dhe keshtu mbaj mend jeten time,me prona dhe te drejta te grabitura gojmbyllur 1 shekull , cfar ndoll kur hap gojen kerkon te drejten keshillon te drejten orienton te drejten ,perpiqesh te keshillosh per mire dhe ndalosh nga e keqa,pra ne dobin e vet te padrejteve,sepse te drejten hakun e duan te gjith dhe padrejtesi ti behet nuk pranon askush,por qe padrejtesia ka cmim ,dhe ndjek si hije te padrejtin ,deri sa ta kapin,duke mos dashur te shoh ,njerez duke paguar cmim padrejtesie,,dhe duke mos dashur te shoh njerez duke vuajtur padrejtesin e me shum durim kujdes u perkushtova disa kohe ne rrjete so cilale,duke komentuar,rreth te drejtes njerzore zhvillimeve shken core zhvillimi I padrejtesise kostot dhe pasojat,dhe erdhi puna kulmoj,me 23.6.2019,0ra 1o,30,e darkes ,me marrin ne tel ne dy numrat e celularit tim,oo39029105440 dhe nje tjeter me prefix,003800…/por qe te dy marrje ne telefon pa folur ,ne te njejten kohe me rralle vetem inxhizim zeri im ushtonte ne telefonin e tyre ato nuk flisnin,analizova shkaqet dhe nxorra perfundimet,kjo ndolli 3,4,0re pasi un kisha bere komentin siper,tani po ju drejtohem ,tek shkaku qe ato me kan marrur,zoterinje me keni keqkuptuar ,un as nuk jam ai qe mund tju ndeshkoj dhe as kam nje deshir te tille ndaj askujt, dhe as ai qe mund tju shpetoj ,un jam pjes populli viktima juaj shekullore por zeri I se vertetes mundesia shpetimit tuaj, ,se ka ajete dhe hadithe profetik ,qe tregojne se kur zoti don ropt e vet cfar ndolle//,,u con nje keshillues,////ky eshte tregues qe zoti ju don,,jo pse beni padrejtesi por don ne pergjegjsi ropt e vet se ai I ka krijuar por nuk don veset e tyre te keqija,don krijesat e dobeta ku per shkak te tyre con rriskun ne toke meshiren e tije, por pse ju nuk doni veten ,tuaj zoti un dhe asnje qe perpiqet tu keshilloje per mire dhe ndalojne nga e keqa, anekan globit nuk ju ka faj,un nuk po largohem nga frika dikujt per di cka ,se per frik dhe nenshtrim kam vetem zotin krijuesin tim ,por u largova me rreagim unanim veprimi,edhe f,b duke mbyllur faqet,menjehere sepse veprimin e kam me hak sipas kuranit dhe synetit profetik,hadith profetik ,kur dikush hiqet si imam ne sy tjereve ,dhe tjeret e urrejne, kur ulet ne sexhde per tu falur nuk I cohet lutja as dhe nje pellembe mbi koke,un kerkoj xhenetin e zotit parajsen e perjeteshme dua qe te me pranohet lutja ime tek zoti im,dhe shenjat e urrejtjes jan 1 telefonatat ,dhe mosdegjimi tjereve per rrugen e drejte,ky ishte shenji inteligjent dhe kufiri ndares,mes nesh ,mundesia e fitimit xhenetit ka dy forma te mundeshme 1 perms puneve dhe veprave te mira,dhe dy kur behet padrejtesi perms hakut me te drejte te zotit ,qe do thot,kush ben padrejtesi ,I merr mekatet ati qe I ben padrejtesi ju zoterinje jeni te fuqishem ,dhe shum njerzve po ju beni ndere po ju merrni mekatet,me padrejtesi qe u beni ,un tashme duke pare zhvillimet e kaluara tashme ,dhe te ardhme ne kendveshtrimin profetik,menjehere u shkeputa ,nga gjith cka e kesaj bote ,te ndihmosh tjetrin zoti ka ndaluar ndihmesen ndaj zullumqareve,ka lejuar kumunikimin ,bindes qe te largohen nga padrejtesia ne menyren me te bukur dhe pershtateshme,tani thjeshte po shoh punen time ,nga pasardhes ishpronari,me prona migrabiten na mashtrun ,edhe ate pak pron qe e mora te pareve te mi sma njeh kush me ligj,e kam shpin te palegalizuar se skam mundesi ekonomike e mbjellim token dhe le qe smarrim prollim te duhur,por konkuren ca pandershme ka zhvleftesuar gjith cka,,jam gjysem sakat dhe pa te ardhme nese dikush me pyet ligjerisht cila eshte pasuria jote ,vetem nje karte identiteti,edhe ket jam gati tia dorzoj keti shteti mbasi kur sme njihen te drejtat dhe jepen mundesit kjo mbetet kart nenshtrimi qe per vlerat qe ka ky shtet jo ti hap rruget por mbyll ato,mbetet vetem kart nenshtrimi,mesazhi im pas gjith kesaj padrejtesie ndaj nesh qe mbaj Brenda vetes eshte durimi ,lillja me zotin tim allurimin e tije ,lutjet ndrejtuar atije,se kemi ajet kuranor qe thot ai qe kerkon allahun allahu do ti mjaftojne atije,mua me mjafton zoti im,pavarsisht se kryen krime ndaj nesh dhe veprojn Akoma un mbajta nje pozi cion ,natyral njerzore ,me hak sipas fjales se lire,qe kemi pranuar te gjith,un nuk fola me shum se sa ka fjalori nje gjuhe nuk shpika asgje me shum se ralitetin e ndollur ,un nuk kisha ndonje pushtet te ndikoja por fol cfar te duash ,thuaj tjetrit shko lle mbytu nuk mbytet ,sepse ka logjik dhe interes ne qellimet e tije por dhe thuaj ,kjo eshte rruga zgjilljes perseri nuk degjon se eshte ceshtje formimin ne interesa eshte pjekur ashtu,,pse ju ju kundershton zoti me ligjet e tije ju kunderton krijimi tije rregulli masa ,,ku I kaluat tani keni ndotje ,permbytje termete vullkane semundje ,ramje prollimi ,prishje ekujlibrash, pse njerzit su degjojne urrejne ,perplasen nuk ju nenshtrohen ju luftojne nuk ju jap llogari dhe nuk eshte faji im,un nuk I jap llogari kujt ,per gabimet e tije dhe pasojat qe I vin prej tyre,un nuk jam armiku I askujt mbasi armik ka veten e vet egon e tije per pushtet dhe para,nuk I kam as bor as pergjegjsi,thjesht per nje kohe te gjate u ankova per problemet ,dhe dhash mendimet per zgjilljet nje e drejte e lire nderkombetare ,respect per te gjith uroj te me keni kuptuar,por njoftoheni nese zoti me mundeson dobi ,per shkak te meshires tije ju nuk do keni akses ne te me keto forma sjellje politico ligjore dhe veprime per shkak te arrogances ndaj nesh,edhe un gjeta pozi cionin tim ne kete bote per te shkuar ne boten tjeter ashtu si zoti eshte I kenaqur me mua

  2. Me e mira eshte qe te mblidheni bashke gjithe bythelepiresit e shqupit ,te merrni nje brisk ne dore dhe tja rruani ate mikun krejt 1 milion socialisteve.

    1. E di që muk e ke keq ti i ripjelljes ?
      Nuk do ishte keq që të fillonte një fushatë që tjua prisnin me brisk “ate mikun” ju enveristëve se kështu do të zhdukej përfundimisht fara juaj e ndyrë.

    2. mos harro qe te paren ne rrjesht te veshe teteme , babin te fundit se do tanisim me gopqirje e do ta mbyllim me bythqirje . hajt ropt ku ti kesh or buzkuq .

  3. Shkullak perfundim i sakte, po asnjeri nuk po di se si?
    Jemi ne kishte junte. Km ka aktivizuar te gjithe policine, shpejt dhe ushtrine e gjithcka per te mbajtur me cdo mjet pushtetin.
    Gjykatat e larta jane inekzistente!
    Bandat jane kthyer ne drejtore, deputete, shefa rendi dhe kandidate per keshilla dhe bashki!

  4. Ti mire e ke , por Rama ska ndermend te ike.

    zgjidhja me e lehte per situaten eshte qe Lali Eri – mosozot- te marre PS dhe Rama te ike.

    kjo krize sociale politike dhe ekonomike mund dhe do te kete pasoja per shqiptaret.

    Rama meriton te behet shembull per cdo Kryeminister tjeter te ardhshem. Model. Te mos i shkoje me ndermend njeriu te inkriminoje shtetin shoqerine politiken ekonomine e te coje vendin ne prag destabilizimi total.

    1. Genti, fredi, beni…. o Cendrifuga o pidh motre, po nuk u lodhe me kete propagande karagjoze me shume emra neper komente?
      Kujt po ia hedh, ndonje komuniteti afrikan?

  5. Ne fakt alternativa qe eshte perballe e ka mbyt demokracia,plasi duke bere zgjedhje brenda partise,mendimi ndryshe ekziton aq shume sa po i mbyt demokracia e brendeshme,po rri mo Shullak se tha mire Dudushi ne nje emision qe nje moment kurvat vendosen te behen te ndershme dhe dolen nga bordello dhe tani duan ti vene flaken bordellos ne emer te ndershmerise,pika qe sju bie ke te qash me pare

  6. Shkullak akoma fsahatar injorant ngele,tamam punon per pak miser.Ne foto dukesh si fukara me fytyre te vrare lije ,kurse ne TV dukesh nje fshatar i majme dhe mezi flet shqip,tamam si ne stallen e derrave.Rilindja lindi R.Qosja qe i vuri emrin gazetes Rilindja Demokratike,dhe natyrisht Qosaj eshte “armik” i kesaj Rilindjeje demokratike.E cfare U rilind nga RD,asgje,te gjithe penat me emer u shpallen armiq dhe tani kane ardhur fshataret me corape te bardha dhe te japin mend se si pula nuk eshte gjel.Kush ngeli RD ,asnje i hengri Saliu sic po ha tere shqiperine.Qe Rama eshte nje hale me parfum as qe diskutohet por te me thuash per legjendat e bemat e shpellareve nuk ka gazete ,kinema,TV.apo shtet i huaj qe e pranon kete vrases hajdut,Me behet qejfi qe ke filluar te pshurresh ne breke se edhe ty do ta gjejne anen,aty e ke edhe ti.
    Po deshe vish ndonjhere kemishe me papion se dukesh me i afruar me qytetin dhe perdor pak krem shendeti qe te heqesh njollat e kafsheve shtepiake ku je rritur.

  7. Murtaja pastrohet me vale te nxehte ose me zjarr!
    Duhet fillu nga gjirizi “parlokalli”(ish-parlamenti,ndjese paste),duhet pastru me acid cdo pore e shtetit shqiptar ! Demet qe ka shkaktu hordhia xhenghis khanase-rilindiste nuk do rekuperohen edhe 100 vjet!!!

  8. “Por në asnjë rast, asnjë parti e madhe politike, PD ose PS, nuk kishte shkuar në manipulimin dhe deformimin deri në qelizë të një procesi elektoral.” Ka vajtur me rende PD ne 1996 duke marr 114 deputete

  9. Thuhet qe ka dale nje Gazidede i ri ne Rilindjen Demokratike,ndoshta Shkullaku na e gjen me busull ne dore.

  10. O Zot se ku e katandisi Shqipërinë Edi Rama.
    Vazhdojnë mijtë e haleve të cicërojnë edhe pasi ju dolën sheshit gjithë surretërit e lyer me m…….

  11. ORGANIZATA E RILINDJES MBROHET NEPER TELEVIZIONE NGA NJE HAJDUT ORDINER .
    ALFRED PEZA SIMBOL I KORRUPSIONIT , BENE AVOKATIN E QELBESIRAVE MAVI . ROPT KU TI KESH O ALFRED PEZA . ROPT EDHE TY O BASHA PO NUK E DENOVE KETE HAJDUT KUR TE JESHE NE PUSHTET.

  12. SHKERPJERDHJE. e rilindjes ne permasa kaq groteske eshte shpagimi me i mire. Tani po te duan te rrine , po te duan te ikin. Jane shkerpjerdhur . Gjithe bota lexon amglisht e gjermanisht vjedhjen me te fortet e maleve dhe policet e shtetit ne sherbim. Gjithe bota lexon qe kryetari i komisonit te ligjeve , njeriu i reformes ne drejtesi, Ulsi , sillet si pule me te fortin e zones e i premton ngritje ne detyre per vjedhjen e kryer me 1000 vota plus. Gjithe bota lexon Tahirin, Gjiknurin , keta alabake lagjeje te vegjel qe gjithe pushtetin e vendosen te te fortet . SHKERPJERDHJE. te tille as ne endrrat me te mira nuk do ta kisha pare.. . Ike me te shumtit e me i deshtuar nder te gjithe paraardhesit e Suksese ne jete VLLA.

    1. Ate e morem vesh, Rilindja eshte shprehje e ortodoksise ekstremiste dhe injorante..por njerezit do t’ju fusin prape ne strofkullat e qirinjve..qelbesira..

  13. Keni pare gje nje kale kafe me pulla te bardha sepse Sadija ish gruaja e Shkelzenit qe ka dhe dy femije me te ,po kerkon kalin sepse Zeni nuk ja ka kthyer akoma(thuhet qe Armina po ben trajnim sepse nuk e njeh dashurine ne kale)Znj.Sadije i ka hyre frika nga pergjimet dhe kerkon kalin npmjet gazetes gjermane “cajtung” se mos kali shitet si puna e votave.Si nene e divorcuar tre here dhe ne moshe te pensionit ajo mendon per dy femijet qe ka me Zenin qe te mesohen me kalin, mbasi ne familjen Berisha vetem cjapit i kane hypur ne malsi.Thuhet qe Shkullaku po verifikon se mos kali eshte me PS dhe pastaj byroja e PD do vendosi se kur do tja kthejne kalin Sadijes.Meta po ben gati dhe dekretin perkates.

  14. Une do votoj sepse gjer me sot asnjehere nuk kam degjuar qe Presidenti merret me gjelberimet apo me nevojtoret.I mbytur ne mut na jep dhe mend nje funderrine politike.Fajin e ka Rama qe nuk i dha pjesen per cdo biznes,jepini ca para dhe ky hale do jete gati ne rrjesht pamvaresisht qe jeten ja dedikon Saliut,e shpetoi nga turpi dhe burgu.

  15. O mandi thuaj dicka ketyre komentuesve qe ke ne zyrat e lapsit bisedat me artur zhejit per parate qe I kerkonte ismailajt per zgjedhjet e 2009 kur ti me shoket e tu arritet te mbroni me fanatizem djegjen e kutive te vjedhura nga pd e lsi,por vila qe ke me cfare do pagueshe,tani ju kurva politike te Arturo Ui salih na beni moralistin per dite ju jeni fare me e keqe se keta politikane pushta

  16. Se parri edi rama i dalun jasht ,fund.
    Se dyti erjon velia vemje bisht kali i sektit, Fund!
    Se treti toke e djegun Shqiperia per investime narko-shtet ne cdo cep te Shqiperise e Kosoves!
    Keto i them:
    …… …… .. …………. …..!
    ….!

  17. RILINDJA SEKTI I KEQ TE STILIT GRISELDA,JOZELA,VELIA RAMA DO JET LULE MBANI MEDT CFAR DO JET RILINDJA E VELIS SEKKTI ME I KEQ QE KA PARE NJERZIMI…………………

  18. Kuku per ne qe na perdhosin disa kriminele ordinere te veshur me pushtet,disa kodoshe e kodoshe qe tpar kanenteresin egon dukjen dhe jane cinike me shumicen dhe gjith ata qe te verteten ua perplasin ne sy.

  19. Kuku per ne qe na perdhosin disa kriminele ordinere te veshur me pushtet,disa kodoshe e kodoshe qe tpar kane interesin , egon dukjen dhe jane cinike me shumicen dhe gjith ata qe te verteten ua perplasin ne sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *