• |
ide | kryesore

Analiza e BILD/ Shqipëria, një vend që po zhytet në kënetën e mafias

Kryesore, Lajme



Nga PETER TIEDE

Një shef policie, që harton një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që i telefonon një mafiozi të njohur ndërkombëtarisht për të diskutuar për blerjen e votave. Një bos i mafies, që mbledh kartat e përgjimit, BILD sjell të tjera përgjime të fshehta telefonike nga hetuesit e antimafias shqiptare.

Përgjimet tregojnë në mënyrë ekzemplare bashkëpunimin për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 mes politikanëve më të lartë socialistë në pushtet, bosëve të mafies, policisë dhe nëpunësve të lartë civilë në Shqipëri.

Ato tregojnë se përse biznesi me zgjedhjet është i leverdishëm për të gjithë:
-Socialistët mbeten në pushtet.
-Drejtuesit e policisë promovohen.
-Bosët e mafies marrin premtimin për mosndëshkim.

Bëhet fjalë për:
-Blerje votash.
-Bashkëpunim me bandat kriminale.
-Kërcënim dhe shantazhim i votuesve dhe nëpunësve civilë që duan të votojnë për opozitën.
-Përdorimi i policisë dhe bandave për blerjen e votave dhe për shantazh.

Të përfshirë në këtë rast janë:
-Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.
-Ish-shefi i policisë së rajonit të Dibrës, Robert Aga.
-Kreu i Komisionit të Sigurisë në parlament, Xhemal Qefalia.
-Imer Lala, një famëkeq i njohur në mbarë vendin- mik i kryeministrit. Sipas hetuesve në Tiranë, ai është një kriminel serioz i dënuar, vajza e të cilit bën karrierë me socialistët.

Për më shumë se 25 vite, zgjedhjet në Shqipëri janë ‘blerë’ vazhdimisht. Por kurrë nuk ka pasur padi reale. Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk ndodhi asgjë- edhe pse përmasat ishin më të mëdha se kurrë më parë, siç raportojnë hetuesit me eksperiencë. Në vitin 2017, mafia e drogës luajti një rol vendimtar në mbarë vendin- ajo kishte qenë në gjendje një vit më parë të kultivonte kanabis në mbarë vendin e pashqetësuar, duke manipuluar rregullisht shtetin.

“Në vitin 2016 dhe 207, Shqipëria u bë laboratori i drogës i Europës. Nëse më parë vendosnin kryesisht oligarkët dhe shefat e klaneve vendore se kush do të zgjidhej, në këtë kohë e mori kontrollin në mbarë vendin mafia e drogës”, – thotë një hetues i Europës Perëndimore, që ka punuar i maskuar në Shqipëri në atë kohë.

Fillimisht Rama e solli vërtet vendin në një kurs reformash, por ai e shndërroi Shqipërinë nga viti 2015 në një republikë drogë – në Kolumbinë e Europës. Rezultati: BE fillimisht shtyu për në tetor bisedimet e anëtarësimit të planifikuara për në verë. Presidenti shtyu zgjedhjet vendore, të planifikuara për në fund të qershorit- në një kohë të pacaktuar. Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- sipas shembullit të Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit.

Pas zbulimeve më të fundit të BILD, kundërshtarët e zemëruar të qeverisë sulmuan zyrat zgjedhore dhe dogjën materialet e votimit në disa rajone- pati edhe të plagosur. Frika e tyre: Këto zgjedhje mund të bliheshin, gjithashtu.

Hetuesit e antimafies kanë dëgjuar nga afër këshillat e ardhur nga jashtë që prej vitit 2016. Ata iniciuan- mes të tjerash- edhe dosjen 184- për të provuar në të vërtetë lidhjet mes bosëve të drogës dhe politikës. Ata kapën shumë biseda ku tregohej bashkëpunimi mes mafies, nëpunësve civilë dhe politikanëve më të lartë.

Për më shumë se dy vite, këto regjistrime janë të papërpunuara në zyrën e prokurorit të shtetit. Asnjë nga politikanët apo mafiozët që flasin qartë në përgjime për blerjen e votave dhe për bashkëpunim të paligjshëm, nuk është akuzuar- madje as nuk janë dëgjuar si dëshmitarë. Pjesa më e madhe e përgjimeve nuk mund të fshihet.

Ka gjëra emocionuese për të dëgjuar mes tyre. Si për shembull:

-Se si ministri i Energjisë, pas një bisede, siç thotë ai, me shefin e qeverisë Rama, e sqaron shefin e Policisë së Dibrës se do të marrë një post më të mirë- si shpërblim për manipulimin e zgjedhjeve në rajonin e tij të origjinës.
-Si implikohet kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit.
-Se si një kriminel e drejton ‘de facto’ të gjithë fushatën zgjedhore në një rajon të tërë.
-Si kriminelët mbledhin dokumentet personale të identifikimit nga opozita, që të mos i lejojnë të votojnë.
-Se si krimineli krenohet se ka qenë te ‘robi i madh’, d.m.th. te kreu i qeverisë Edi Rama.

Pas publikimeve të fundit të BILD, që tregoi në mënyrë ekzemplare, si zyrtarët e lartë shtetërore vendosen nën presion sistematik për të votuar partinë qeverisëse, kryeministri Edi Rama e akuzoi BILD se gënjen, i bëri thirrje zyrës së prokurorit të hetojë burime e publikimit të përgjimeve dhe lajmëroi një padi.

Por regjistrimet, të publikuara tani nga BILD, lejojnë vetëm një interpretim: Në zgjedhjet e vitit 2017 ka pasur një komplot masiv nga politikanët e lartë dhe kriminelët për të manipuluar zgjedhjet.

Problemi në Shqipëri: Nuk ka pothuajse asnjë forcë politike që konsiderohet ‘e pastër’. Qeveria e akuzon opozitën se ka pranuar fonde nga Rusia. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë prej një viti për shkak të kuorumit, pasi rrallë ndonjë gjyqtar ka deklaruar përfundimisht të ardhurat, sipas një kërkese të shumicës në Kuvend. Por pikërisht këto gjykata duhet të gjykojnë manipulimet zgjedhore, nëse ndonjëherë vijnë në ndjekje penale.

Gjykata Kushtetuese duhej të vendoste për rastin më të fundit: Partia në pushtet dëshiron të rrëzojë presidentin e vendit, Ilir Meta. Arsyeja: Sepse ai rrëzoi një plan për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në fund të qershorit, pasi e sheh në rrezik lirinë e zgjedhjeve, për shkak të akuzave masive kundër partisë në pushtet, protestave masive dhe për faktin se opozita në shenjë proteste për manipulimet zgjedhore të fundit nuk ka paraqitur kandidatë.



24 Comments

  1. Presim Soreken Boshkardin dhe ambasaden pa ambasador te na thone te kemi kujdes ne protesten e dt 21.

    Gjithashtu ambasadoret Lu dhe Vlahutin te na thone se cfare mendojne per KryeRilindasin KryeKriminel Rama.

    Apo mos ndoshta po kapin peshkun e madh pasi mbushen xhepat me parate e droges???

    Iu shqyfshin qente e kirgizstanit ishalla

  2. I kane mbushur .rrugecerit. i kane mbushur. Po zjarr do ti behen zjarr me breza. Nuk do ndahen kollaj me kete popull. Jo ishalla.

  3. Po mumdohen mjaft Plarent Ndreca dhe ndertuesi i stadiumit te Peqinit te cilin drejtesia e re e nxori te paster per nje milione dollaret e padeklaruar, qe te bejnel budallain, deri me tani kane vetem 14% te afro 10 mije votuesve te sondazhit te Opinion

  4. Mbas bild dhe ketij peteri qe sot mori kestin e trete te serialit nje shifer 8milion euro,osbe dhe odihir dolen ne deklarate se zgjedhjet duhet te behen me 30 qershor,ne pergjigje te letres se zjarrvenesit ilir meta,tani shpellare qe keni ngelur kazmat dhe pushket per ta bere realitet revolucionin demokratik te salihut dhe lulit,pastaj shkoni hani mutin e salihut dhe familjes berisha deri sa te ngopeni mire

  5. Qena rrugesh. U shofshin me far e me fis.ska dal fjala ne fjalor ti percaktoj keta. Po nje gje eshte e sigurt keta nuk duan as kelysherit qe kane pjell vet. Urrejtja per vetveten Zoti jua shtofte ju ka arritur ne fyt.

  6. E mban njeri mend kete kursin e reformave qe filloi Rama? Per kepurdhen e ka fjalen peteri? Per sallen KOD(T)? Apo per Markizen?
    Vec, ne mos e paste per elisen dhe brisin qe u bene drejtoresha tek financat, se pajtohem qe largimi i tyre ishte fatkeqesi kombetare, nga e cila nuk e kemi marre veten akoma.

  7. Kur qeveria çon një popull në shkatërrim nga të gjitha rrugët, revolucioni nuk është më një e drejtë e qytetarëve, por një detyrë.

  8. Ps paska vjedh I paska q…nenen,ore Po LSI e Likes nuk ka vjdh as nje vote,se ne 2015 u kapen nja 30-35 raste vetem fix fare I nxori ne tv?????!!!!’shko o popull perleshu ne boulevard qe te beje likja&mona nonje plazh privat per mocen,po ktij populli mire ti behet se vetem ai I gjati I erdhi hakut e prap ai me gjak ka per ta mbajtur

  9. esht nje I paemer aty lart qe flet per shpellart…po a ka me shpellare qe gjith kto pergjime mos te thojn asgje per ty?dmth ty partia edhe me tpastru terrenin e satame ti je prap me partine!ti dukesh se ca lloj injoranti je more b..thlepi..s..mvje keq per ty!

  10. Sa të ketë PS Tao Taon, nuk ka burrë nëne që ti bjerë kot më qafë.
    Tao paskej bërë mbrëmë tek “Open” i Eni Vasilit zbulimin sensacional se gjithë fajet për këtë skandalin e zbulimit të fëlliqësive të PS, i paskej pasur një “Babale” me emrin Indrit, që ka të bëjë me “kunatin e Lulit”.
    Mesa duket tani Rama edhe me kërkesën e prokurores së krimeve të rënda , qafokes Prela, që po meret me zbulimin e autenticitetit të zërave të regjistruar, do të çojë në ndonjë laborator modern 36 audiot e publikuara, për të vërtetuar se zërat e ministrave e funksionarëve të lartë të PS, që nga zëri i tij, i paskej imituar aktori gjenial me emrin Indrit.
    O zot ku e katandisi Shqipërinë kjo skotë hajdutësh e banditësh që veç tjerave komunikojnë me njeri tjetrin me gjuhën banale të rrugaçëve.

  11. Ka te drejte kush fler per shpellaret dhe per largimin e tyre. Shpellaret po e shkaterrojne Tiranen e ndertuar me aq mund nga qytetari i fshatrave te Dibres Ulsi Manja, nga qytetari i fshatrave te Skraparit Muc Nano, ky i fundit i beri thirrje te gjirhe qelbesirave per te ndertuar Tiranen, nga fshatari i qyteteruar qe ndertoi stadiumin e vendlindjes se tij Peqin e mijra e mijra te tjere te tille . Keta njerez derdhen aq mund e djerse dhe fituan miliona (euro ose dollare) duke u munduar ta benin kete qytet qe keta shpellaret po mundohen ta shkaterrojne

    1. ALFRED PEZA SIMBOL I KORRUPSIONIT , BENE AVOKATIN E QELBESIRAVE MAVI . ROPT KU TI KESH O ALFRED PEZA . ROPT EDHE TY O BASHA PO NUK E DENOVE KETE HAJDUT KUR TE JESHE NE PUSHTET.

  12. Ti shqip rri pas bythes se Arturo Ui salihut qe sa here ai te dhjese ti ta keshe Gojen hapur mos ta lesh te bie ne toke se cop,dhe mbasi te ngopesh dil komento ketu,shko mor rrotekari qe ju ka bere salihu te gjithe nje prerje o kodoshet e kopilit salih karaxhicit

  13. Ketu ka ndodh gjema dhe paria e mavite bejne te habiturin . As skuqen dhe as nxihen . Ose ketu jane marrosur te gjithe ose maskaralliku ne kete vend eshte i ligjshem dhe une nuk e paskam dite . ketu nuk bene habi me as edhe nje gje . dikur çudia me e madhe zgjaste te pakten tre dite ndersa tabi as tre sekonda .

  14. Po zhytet? Pse kur ka qen ndonjeher jasht. tre partit kryesore jan tre klane mafjoze. thjesht ndrron klani se shqiperia e zhytur ka qen gjithmon.

  15. Kurioziteti me shtyn t’i bej nje pyetje rilindoreve, kur pane dhe degjuan pergjimet e botuara nga Bild, a ishin bashke me familjaret e tyre? Se shoellaret sado te ndyre te jene nuk flasin me ate gjuhe para familjareve te tyre. A iu beri ndopak pershtupje qe udheheqesit e tyre te lavdishem ishim te gjithe me k.r ne goje?

  16. Gjithe kupola europane tradhetoi Kosoven e Shqiperine .Dua ti shoh ne banken e te akuzuarve sa Mogerini,Vllahutin,Han,etj po aq kryedegjeneruarin e OSBE,edi ramen,dhe te gjith rilindjen.Ky ishte nje sekt famekeq ,nje mishmash procedurash moster per te kontrolluar shqipetaret,per te mpire mendjet e tyre e per ta bere token shqipetare nje han me shume porta.
    Dua ti shoh te gjith ne banken e te denuarve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *