• |
ide | kryesore

Ç’ka për Ramën përtej përgjimeve të Bild?

2, Ide



Të dërrmuar nga seria e përgjimeve të BILD që përligjën të gjitha aksionet radikale të opozitës, rilindasit po përpiqen të justifikohen me arsyetimin kaps se kjo nuk ka pse të jetë një punë e politikës.

“ Le të merret prokuroria”; “Nuk mund të digjen mandatet dhe bojkotohen zgjedhjet për një çështje që i takon drejtësisë”; “Nuk mund të përflaket Shqipëria për disa biseda që janë vetëm indicie dhe jo prova”, janë tezat që ata kanë hedhur me gjysëm zëri, në studio televizive, këto ditë.

Lexo më tej:

E plotë/ 16 përgjimet të komentuara nga Bild

Ndonëse këto dosje janë vetëm çështje të politikës, madje dhe të protestuesve të dhunshëm, pasi kamikazet e Edit dhe Ulsiut, Arta Marku dhe Donika Prela, bënë çështë e mundur t’i varrosnin ato, le të imagjinojmë për një çast se mbështetësit e qeverisë kanë të drejtë.    

Le të supozojmë se kemi një prokurori të pakapur që do ta bëjë punën e saj. Le të mendojmë se kemi gjykata të paanshme dhe të ndershme që do ta gjykojnë me pastërti edhe fashikujt e 339 edhe ato të 184. Pra le të besojmë, ashtu sikurse thonë rilindasit, se kjo është një çështje e drejtësisë e cila një ditë do ta japë verdiktin e saj.

Përsëri kjo histori mbetet një problem politik, pasi edhe e zhveshur nga optika e kodit penal, ajo përbën dëshminë e një shteti të falimentuar, ku asgjë nuk funksionon.

Ajo i ka lënë një njollë turpi organeve të reja të dala nga reforma në drejtësi, që mbahet si margaritari i kurorës së reformizmit rilindas. Duke dëshmuar se drejtësia e re po shërben vetëm si armë në duart e njërës palë, ajo ka zhbërë shumë nga iluzionet fillestare ndaj saj.

Ajo e ka shndërruar në shkrumb e hi propogandën e vettingut në polici. Pasi kemi parë se si gradohen shefa komisariati grabitësit e votave të tipit Keshi, asgjë që mund të na thuhet, nuk është më e besueshme.

Ajo ka bjerrur të gjithë retorikën për ndryshimin radikal të arsimit, ku qenkësh vendosur parimi meritokratik. Kur shohim se si kërcënohen mësuesit me vendin e punës, nëse nuk votojnë për partinë në pushtet dhe si “fluturon” drejtori i shkollës së Reçit që nuk iu bind urdhërit, çdo lloj diskursi qeveritar bëhet i kotë.

Ajo ka hedhur në erë të gjithë gënjeshtrën e një administrate që po funksionon në mënyrë perfekte, nën kërcënimin e platformës së bashkëqeverisjes. Raste si ato kur kriminelët marrin listat e votuesve të PD, te ujësjellësi, apo të narkotrafikantëve që zgjidhin punë në zyrat e hipotekave, janë dëshmi rrënqethëse zyrtarësh që tregojnë se gjëja që i intereson më pak është zbatimi i ligjit.

Faktet/ Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild

Pra edhe sikur çështja e zbulimeve të bëra nga BILD, të mos ishte një aferë e vjedhjes kriminale të zgjedhjeve që po mbulohet nga drejtësia, ajo do të tregonte sërish shumëçka.

Sepse, kjo histori, nuk është vetëm dëshmia se Edi Rama ka ngritur një shtet paralel, grabitqar dhe të dhunshëm, por edhe prova se shteti real, është në ditë të hallit. Në këtë ngrehinë gjashtë vjeçare gjiithshka për të cilën është “punuar”, ka rezultuar një katastrofë: edhe reforma në drejtësi edhe ajo në polici edhe ajo në arsim edhe sistemi meritokratik edhe trajtimi i qytetarëve si të barabartë para ligjit.

Pikërisht për këtë edhe sikur për një moment të supozojmë se një ditë drejtësia do të funksionojë dhe do ta çojë pas hekurave kokën e sistemit kriminal që treguan përgjimet, do të majftonte dështimi politik, për të larguar Edi Ramën.

Do të mjaftonte shkatërrimi i çdo qelize të shtetit për të kërkuar me këmbëngulje rrëzimin e tij, qoftë me rrugë paqësore, apo në qoftëse nuk “dorëzohet” edhe me gurë dhe molotovë.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Asgje e re nga fronti perendimit. Ama ju bravo e keni bere punen tuaj. Personalisht e vlersoj
    Aq sa keni mundur. Po e perligjur cdo rruge po ky km do largohet. Me hir a me pahir. InshAllah hetohet jo me shqiptare ” prokuror” . Me mendsi bolshevike une bej cfare te dua se dhe te paret e mi keshtu kane bere. E ndaj nuk di te bej tjeter lloj
    .nga cfare familje vijne keto qenie.

  2. Jo vetem kaq z.Bushati por disa gazetare investigativ funderrina si z.Artan Hoxha kane hedhur edhe tezen perfundimtare se e gjithe kjo eshte nul dhe se prokuroria nuk e verteton dot . Keta jane kaq foshnjore sa thone se prokuroria duhet te kishte nderhyre direkt dhe ti kapte me fakte gjerat . Por nese prokuroria nderhyne gjate perndjekjes per nje fakt atehere dekonspirohet i gjithe pergjimi dhe aty perfundon gjithçka . Kush ka lexuar per mfian italiane ne amerike dhe pergjimet kilometrike te FBI-se e ka pak idene se si funksionon nje pergjim . Kush ka pare filmin Doni Brasko, Padrinoja, Xhon Goti etj etj e kupton me se miri se si pergjohet . Ka raste qe gjate pergjimit te FBI-se jane bere vrasje direkte dhe nuk ka nderhyre me te vetmin motiv qe ti kompletoje hetimet deri ne fund .

    Te dalim ke pergjimet e ketushme. Ça kerkon me teper prokuroria per kete shefin me emrin Keshi? Po per Pjerin Ndreun qe dhe ju vertetua thenia se mbas dy javesh ai drejtori u shkarkua ? Po per ata qe e pranonin se i kishin dhene sasi lekesh disa votuesve dhe ne baze te kesaj sasie vinin dhe çmimin per te tjeret , pse nuk vepron prokuroria? Ka shume e shume fakte te tjera por qe nuk ja vlen te zgjatem por po them vetem nje .
    A e dine keta injorantet tane te investigimit dhe keta gjobevenesa prokuror qe ne amerike jane dy raste denimesh kapitale edhe pse nuk eshte gjetur trupi i viktimes ?

    Ky vend eshte basarduar ne ate fare derexheje qe vetem Zoti mund ti beje derman sepse njerezit , sidomos ne qe jemi ketu , me kete lloj mostruoziteti qe na karakterizon vetem sa i perkeqesojme gjera dhe jo ti ndreqim .
    Kam frike se e keqja ne kete vend po hyne ne ADN .

  3. Jetojme ne virtualitet!
    Antivlera eshte tashme vlere.
    Blerja e votes eshte “komunikim normal qe do e ribeja”!
    Ministri i Brendshem me i lidhur me krimin dhe drogat veteshpallet Ministri me i suksesshem!
    Prokurorja e Perkohshme shpallet po aq e perkoheshme sac u shpall Janullatos i perkohshem ne 1991 dhe vazhdon akoma!
    Dinosauret Balla, Brace, Ruci, etj. Mendojne se jane humanoide!
    Shendetesia ‘falas'(sidomos ata qe punojne ne kete sektor) eshte katandisur si mos me keq!
    Kryeministri udheheq nje politike, mbi te cilen cdo deshtim justifikohet edhe ligjerisht me tabulatin deshtak “Fajin e ka tjetri(Salihu)”!
    Cdo miratim i enteve evropiane mbi ecurine e kesaj politike eshte DETYRIMISHT merite e qeverise dhe cdo deshtim marrdheniesh dhe afrimiteti ne keto institucione evropiane eshte DETYRIMISHT faji i tjetrit(Salihut holandezo-ekstremist)
    Ky eshte reliteti i ri neo-enverist!

    1. SHKRIMET TI PELQEJ SE I KE TE PAK E SAKT POR TE TE PYES , MOS JE GJE GREK ?
      SE VETEM ATA OSE FILOGREKET KANE QEF TA PERDORIN FJALEN ALBANISTAN SI PERÇMIM PER NE . ATA E KANE SI NDJENJE INFERIORITETI SE DIKUR JANE QUAJTUR JUNIANISTAN , PO TI PSE E PERDOR ?

      1. Nuk ka nevoje te jesh grek per ta cilesuar Shqiperine Albanistan. Thjesht eshte term pezhorativ per kete vend qe edhe pa ate emer eshte i qelbur fund e krye. Gjithsesi mendoj se jeton ketu bazuar nga fjalia e fundit.

        1. TOM , KA SHUME TERMA PEXHORATIV QE MUND TI VIHEN KETIJ VENDI . TE JESH I SIGURT SE KJO ESHTE ME E DASHURA NGA ANA E PEDERASTEVE GREK . ÇESHTJE INFERIORITET NGA JUJIANISTANISTET . ATA , JEVGJITET E ATHINES , KANE FRIKE NGA ZBARDHJA E HISTORISE PRANDAJ DHE KERKOJNE TE NXIJNE TONEN .
          UNE E KAM QUAJTUR ME KEQ AKOMA KETE VEND , BORDELLHANE . POR KETO JANE FJALE QE ME DALIN NGA SHPIRTI JO SE I BESOJ , BILES AS QE E MENDOJ POR E THEM QE KY POPULL TE MOS BEJE ME DELEN OSE ME SAKT KURVEN ME POLITIKEN DHE POLITIKANET POR TE NGRIHET KUNDER SAJ SE GJITHMONE KA QENE ARMIKJA E POPULLIT TE VET . TUNG

          1. jevgjitet e athines (qenke edhe racist) i kane punet ne rregull. Ti o i zi s’ke nje gje ne vije ketu.

          2. O ti i paemer i 22/06/2019 te 11:31 pse u shqetesove kaq shume ? Nuk shau gjermanet por greket . Dhe greket njihen boterisht si jevgjitet e europes . E paske problem dhe rracizmin , dhe me ke , me greket ??? Qenke grek ose jevgjit i paster me duket apo je bere per nje leje qendrimi ?

  4. O Bushat si shume qef e ke luften dhe nuk e di ku e ke hallin apo jane ato leket e qeverise greke qe kane investuar ne disa media ne Shqiperi!!!megjithate ne rast se ndodh nje 97 e dyte dije se te paret qe do digjen si minj jane politikanet e te gjitha kraheve dhe ju paloanalistat qe po beni çmos per te destabilizuar vendin tuaj,mos kujto se Tirana do ngeli jashte rremujave siç ndodhi ne 97-ten dhe do dilni pa lagur,do e paguani me gjak dhe me jeten tuaj dhe te femijeve tuaj,nuk i keni bere mire hesapet me duket…

    1. Nqs Bushati sipas teje po destabilizon vendin(duhet te jesh ti Mero), atehere Rama dhe bandat e blerjes se votave dhe e trafiqeve te droges e kane hedhur vendin në erë me kohë, o shoku komunist!
      E bleve qumeshtin te radha?

      1. Boll ti o rrote kari qe shef perralla me komuniste se tipa si puna jote te hani karin e jo te merrni pushtet me dhune dhe nje pyetje kam Kaç Islami çfare eshte komunist apo ballist??!!

        1. i pa emer e me mut ne tru.nuk e di per kaqin ,por di per spartak brahon e gjinushin qe ende qijn ter famijlen tende ne grup,sepse kur kan ber orgji me to ne vitet 80 i kan filmuar dhe tash sa her dojn ju hypin,madje ti je i detyruar qe shokve te tyre rosh,frrok,ndok e dosh tu qon edhe femijet per perdhunim ne grup,nenen e motren per treshe,per tavlla xhisiele,brek xhelili etj.

  5. O injorant Kac Islami eshte profesor me titull ndersa ti ndonje roje vreshti. Ju jeni mesuar te ushqeheni me luge bosh dhe ideologji, ndersa tani Kadri dylberi po ju ushqen me batuta.

  6. O bushat ti mire e ke, por problemi eshte se nuk vlen me argumenti ne kete vend, sepse rilindja ka aftesine te normalizoje te keqen me forcen e pushtetit. Prandaj e vetmja gje e mundshme eshte nje plan per balancim forcash, qe nuk perjashton asnje opsion. Rilindasit, as nuk e diskutojne legjitimitetin moral apo politik. I vetmi burim legjitimiteti per ta eshte gazi dhe armet e lleshit, si edhe mbeshtetja paramilitare e oligarkeve dhe mafias.
    Per cfare reforme arsimi te deshtuar mund te flasesh ne keto kushte? Eshte e kote! Dhuna me sa me pak kosto, eshte e vetmja rruge. Te pakten godina e kryeministrise duhet te digjet.

  7. REVOLUCIONI DHE VETEM REVOLUCION E NXJERR KETE VEND NGA KY BATAK KU KA RENE DHE E SHPETON NGA KETA BASHIBOZUK TE POLITIKES DHE KRIMIT . TE TJERAT JANE LLOQE KAVAJE .

  8. Mbreme tek emisioni i Fevziut ai qe eshte simbol i korrupsionit , ai qe u kap mat me nje milion euro te vjedhur , ai qe nuk kishte mundesi te paguante pensionin e djalit se e kishte rrogen me pak se 800.000 leke ne muaj, ai qe me leket qe mori nga top çenell per valen qe i dha dizxhitalbit , ai ALFRED PEZA bente moralistin .
    ALFRED PEZA SIMBOL I KORRUPSIONIT , BENE AVOKATIN E QELBESIRAVE MAVI . O ZOT ÇFARE NDODH NE KETE VEND TE MARRESH ????? ROPT KU TI KESH O ALFRED PEZA .

  9. arb mir pra qenef negjmije a te pelqen.ose qenef stalini,qenef milladini,qenef spiro koleke qenef kristaq rama,nevojtore frroku,roshi,doshi ku u dhjejn llojin ten e rames.

  10. Te shash nje komb tjeter nuk eshte aftesi e madhe, por te shash nje vend ku ke 500000 shqiptare qe punojne dhe jetojne ky eshte problemi jot por dhe i shume albanistanasve qe hane buken e tjetrit dhe e shajne si pa te keq. Pyetje: cfare bene shqiptaret per te jetuar dhe punuar me dinjitet ne vendin e tyre? Shkojne ne gjermani ne amerike etj dhe mbas pak fillojne shajne vendin ku ushqehen, kesaj i thua rrace?
    Te rrine ne albani dhe ta bejne kete vend, po nuk kane bythe.
    Jane gati te shajne se i duket vetja me te mire. Dhe po ta them me hajdute mund te ndertosh vetem ishullin e pirateve.

    1. ME PAK FJALE JE GREK . MOS U MERZIT . KUSH ME SHUME E KUSH ME PAK E KA NGA NJE DIFEKT . POR EDHE LGBT PO FITOJNE TE DREJTAT E TYRE DHE ME VONE NDOSHTA DIFEKTI YT DO JETE DIÇKA NORMALE . EDHE NJE HERE MOS U MERZIT , SHQIPTARET JANE TOLERANT DHE DO JUA JAPI NJE DORE PER TJU ZBARDH LEKUREN . TANI JANE NE NJE MOMENT TE VESHTIRE POR GJITHMONE NGELEN SUPERIOR NDAJ JEVGJITEVE TE ATHINES . BEJI TE FALA JUNISTANASVE

  11. shko o Bushat kari se je bere gore ,lef kot me kot dhe as ke idene cfare shkruan,Vetem te jesh idiot te besosh ato qe shkruan ti… vetem malokeria dhe idiotet te pelqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *