• |
ide | kryesore

Carlo Bolino thirrje Edi Ramës: Tërhiqu nga 30 qershori!

Lajme, Të fundit



Carlo Bolino, botuesi i njohur për qëndrime pro qeverisë Rama dhe socialistëve në përgjithësi, ka bërë një shkrim në gazetën Shqiptarja.com, ku shprehet se të gjithë aktorët politikë po luajnë me zjarrin, duke e çuar vendin drejt një katastrofe. Ndër të tjera ai i bën thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga 30 qershori.

“Mazhoranca, opozita dhe kreu i shtetit janë si tre trena që po vrapojnë me 200 km në orë drejt të njejtës pikë, në një trajektore përplasje të frikshme. Të gjithë aktorët e kësaj beteje politike, të marrë dhe pa logjikë, po luajnë me zjarrin, edhe një herë mbi kurriz të Shqipërisë. Të gjithë besojnë se kanë të drejtë, të gjithë pretendojnë se veprojnë mbi bazën e parimeve më të larta, por nuk po kuptojnë se flamujt e tyre të shenjtë valaviten mbi një fuçi mbushur me tritol”, shprehet Bolino.

Në këtë shkrim, ndër të tjera, Bolino thotë se nuk ka sens që Edi Rama të vijojë të këmbëngul dhe ta konsiderojë 30 Qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet.

“Luan me zjarrin kryeministri Edi Rama, i cili, në emër të Kushtetutës, këmbëngul ta konsiderojë 30 qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet vendore. Por parimi i pashkelshmërisë së Kushtetutës bie ndesh me parimin e mbijetesës së vendit dhe të bashkëjetesës civile:Përplasjet e fundit tek ambjentet e KZAZ-ve midis policisë së shtetit dhe policive të bashkive të djathta duket se është vetëm fillimi i një përplasjeje më të gjerë, që mund ta ketë pikën kulminante më 30 qershor, por që mund të vazhdojnë edhe më tej. A ka sens qe Rama të këmbëngulë kaq shumë? Dhe, a nuk është më logjike të hiqet dorë nga 30 qershori në emër të çtensionimit dhe thjesht të pretendohet nga presidenti të dekretojë një tjetër datë, duke lënë që, eventualisht, të jetë kreu i shtetit ai që do të gabonte, në rast se nuk e vendos?”



14 Comments

  1. DO TA PERGEZOJA BOLINON NUK ME PELQEN FARE AMA FARE POR NE KETE MOMENYT KA FOLUR SI BURRAT EZGJUAR VETEM DUHET TE KISHTE SHTUAR QE TE ULESHIN DHE TE BENIN SHUME NDRYSHIME NE REFORMEN ZGJEDHORE ATMINISTRATIVE PERSHEMBULL UNE KAME VOTUAR MESILA DODEN PER DEPUTET DHE NE FAKT ESHTE TJETERKUSH E PAPRANUESHME QE KETU FILLON NE KEQJA ………………..

  2. Megjithate,talioni,m’duket se e ka me hile.Nuk besoj se asht friksu,nga paralajmerimi qe dikush i beri ne nje emision,se ti je italian,dhe nese ndodh dicka ketu,ja mbath per ne Itali,por ne shqiptaret,do rrime ketu.

  3. Shume mire e ka Bolino,pasi mbas ketyre qe po ben opozita e çakejve te bashkuar,Rama e ka te sigurte fitoren ne zgjedhje madje me rezultat te thelle….

  4. Tensionimi neper vend e KZAZra nuk ka te beje fare me zgjedhje-zgjidhjet apo EU-negociatat. Te gjitha palet e dinin qe zgjedhjet nuk beheshin dhe negociatat nuk hapeshin. Asgje nga kjo nuk perben lajm. Lufta eshte mes tyre, kush do ti haje koken kujt dhe kur. Si e shoh eshte qe askush nga kjo klase preshi politik nuk shpeton. Cilado fitore e njerit apo tjetrit eshte momentale. Mundohen ta shtyjne dhe nxjerrin njerezit perpara ne emer te demokracise se dhunuar. Brockulla. As ka te beje fare me demokracine. Te mbytur pas fijes se barit. Jane te damkosur prej kohesh.

  5. Shume i sakte ne koment -Andrea-Respekte.Karlo Bolino eshte nje mi haleje,kur po e ndjen edhe ai fundin e kesaj zallamanie dhe kokfortesie te psiko skizofrenit -edvin-qe vendi po shkon drejt nje konflikti civil filloi te angullije si ata qente e rrahur.

  6. Edhe kete e the more Agush!!! Po parate qe i kemi dhene per premtimet e bera per koncesione , PPP , tendera e leje kush do na i ktheje mbrapsht, apo qi qi temen . Po qe ngelem burxheve se bleme votat , apo vari leshte. Terhiqet ai po I shkerdhejme listen e dasmes ne , more vesh Agush? Ha gjize tani

  7. Bollino, je nje nga ato qe po mbushje me karburant trenin e marrezise prej idioti te Rame erdoganit , Rame mafiozit!
    Eshte shume vone !
    I topi scappano per prima!

  8. ka ca qe ngrefen ketu duke then erdhi fundi i rames, posht rama, fitore e fitore e nga fitorja ne fitorje. o mjeran po me te vertet nuk e kuptoni qe pazaret jan ber (pervec atyre qe paguhen se ata e kan pun te thon ate qe thon). Me te vertet mendoni se po behet per ideale e per voten e lire gjith kjo rremuj? E gjith kjo eshte e kopsitur nga te gjith aktoret ne loj. eshte vendos edhe ca do behet. te gjitha behen sa per sy e faqe. objektivi eshte vetem nje. POLITIKANET TANE FORT TE DASHUR TE SHPETOJN PRIVILEGJET DHE GJEN E VJEDHUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *