• |
ide | kryesore

Deklarata e frikshme Lleshit që çon drejt konfliktit

Lajme, Të fundit



Ministri personal i Edi Ramës, Sandër Lleshi, i cili nuk ndodhet në atë post si pasojë e meritokracisë benda partisë më të madhe parlamentare, por siç ka deklaruar vetë në “Opinion” falë adhurimit që ka për kryeministrin, ka bërë sot një deklaratë të rrezikshme. Pas konflikteve në bashkitë e kontrolluara nga opozita, që duan të zbatojnë dekretin presidencial për anullimin e zgjedhjeve, Lleshi ka dalë në një konferencë shtypi ku ka thënë se ai është i gatshëm të shkrijë policitë bashkiake.

“Qeveria do marri masa të shkrijë disa struktura të Policive Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë funksionit të tyre. Askush nuk do tolerohet, mund të jetë pak po e sigurtë”, ka thënë ai.

Duke luajtur nje rol edhe më radikal se shefi i tij, që i quajti trazirat si lëvizje të pritshme punonjësish bashkish, Sandër Lleshi po e thellon konfliktin. Pasi është ministri i një vendi pa opozitë parlamentare, me zgjedhje moniste, i një vendi ku shumica po kërkon shkarkimin e presidentit, Lleshi do të shkrijë edhe policitë bashkiake. Ish gjenerali, i pari ushtarak prej më shumë se dy dekadash që drejton policinë, po hedh çdo hap drejt nxitjes së konfiktit civil.

©Lapsi.al 



12 Comments

  1. a mundet te shkruani pak me SHQIP?? gazetari qe sdo te shkruaje apo te perdori shkronjen e madhe , presje apo pika, folje apo fjali te rregullta !! Turp Lapsi .al
    10 rreshta tekst i pakuptime dhe me shprehje te perseritura, plot me gabime drejtshkrimore…..

  2. sakte bukur qarte. nga sot jane nje strukture e paligjshme. po dolen te veshur me uniforme do trajtohen si paramilitare, po dolen civil ja u rregullon lalaligji. ne darke kan policine ne dere

  3. o Bushat mos ki frike se kemi nje tufe legenesh me vete ke tosin,rakipin e rakipllarin,ke kingun buzhala,ke nja tre kater loqe te tjere e ne fund ke dhe dy picka Vasilin dhe supernoven dashnoren e Llalles,Dedegtiven Ho boterore Klodi mis boten

  4. O pabuks nuk te dilka e keqa ne komentet qe ben,,Urretje e dizimfomim rilindas..Me emer te ndryshem e paemer.Pusht e imoral..Fundi ju ka ardhe

  5. Po ca konflikti civil fol ti, asnje qytetar se ka ndermend edhe pse me dashje duan tja veshin konfliktin qytetarit, ato jan thjesht ushtare qe paguhen ose do paguhen ne te ardhmen me pushtet.

  6. Sander Kimiku !?!? Ky qesharak,hajduti qe vidhte llampat e Ministrise se Mbrojtjes,ben trimin,hahahaha ?!Me kujton zedhenesin e Sadamit,Ali Kimikun!Kur trupat Amerikane ishte futur ne Irak Kimiku thoshte se po e shkaterrojme USA-n !Te ka ikur mendja o Sandra,ti flet si e ema e Zeqos maje mullari !

  7. Z minister ke pasur dhe garden gjeneral a thua nuk e din qe urdheri i dyt anolon te parin.Duku u niser nga kjo ju jeni ne shkelje te ligjit dhe jo bashkit qe zbatojn dekretin epresidentit qe esht botuar ne fletoren zertare qe esht i deturushm per ta zbatuar jo per ta interpertur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *