• |
ide | kryesore

Dënim 5-10 vjet për ata që kryejnë krime elektorale? Projektligji i PS në duart e Metës

Lajme, Të fundit



Mazhoranca pritet të miratojë në seancën plenare të ditës së nesërme një ashpërsim në Kodin Penal, nëpërmjet të cilit synohet ndëshkimi i personave që do të cënojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky akt që do të klasifikohet si krim elektoral, parashikon që t’u heqë subjekteve të penalizuara të drejtën për të lëvizur jashtë vendit për një periudhë që varion nga 5-10 vjet.

Por, sipas ekspertëve juridikë, kjo nismë nuk do mund të gjejë zbatim, pasi edhe nëse miratohet në seancën e nesërme të Kuvendit, do të duhet t’i dërgohet për aprovimin final presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ligji parashikon që kreu i shtetit ka detyrimin që të dekretojë ose të refuzojë dekretimin për një afat 20-ditor. Pra, pas këtij afati, Meta mund ta kthejë nismën për rishikim në Parlament.

Por, maxhoranca mund të rrëzojë dekretin e presidentit dhe të lërë në fuqi këtë ndryshim të Kodit Penal. Megjithatë, në mënyrë që kjo nismë të bëhet e zbatueshme, duhet të kalojnë 15 ditë. Meqenëse, nisma përbën një ndryshim në Kodin Penal, nuk mund të ketë efekte prapaveprues. Për rrjedhojë, nuk mund të zbatohet për 30 qershorin.

 

 



5 Comments

  1. Po nese dikush shpallet fajtor nga gjykata për prishjen e zgjedhjeve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji?

    Pra, Filani prish zgjedhjet në 30 Qershor, arrestohet në 20 Korrik, ligji hyn në fuqi në 5 Gusht, Filani shkon në gjyqe e në 8 Shtator shpallet fajtor. A i pengohet lëvizja e lirë në bazë të këtij ligji???

    Faleminderit.

  2. Gerti, nuk mund t’i beje asgje ky ligj sepse edhe sot po te botohej me fletore zyrtare, do hynte ne fuqi pas 15 ditesh, pra me dt. 4 korrik. Ligji qe ka hyre ne fuqi me dt. 4 korrik nuk mund te denoje veprat penale qe jane kiryer para hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Nuk mund te kete fuqi prapavepruese se po iu dha fuqi prapavepruese do hiqeshin pasaportat edhe per ata qe kane prishur, vjedhur, blere zgjedhjet me perpara dhe ne kete rast do hiqeshin shume pasaporta. Vec kesaj nje denim te tille nuk e parashikon asnje Kod Penal ne bote. Me e bukur do ishte qe ata qe nderhyjne ne votime te denoheshin me internim dhe te ngrihej nje komision qe t’i dergonte ne kooperativa te thella malore

  3. Po aka me krim te -blesh-dhe te -vjedhesh -votat o rrace muter ,apo kete nuk e parashikon ai ligji i bythes qe kini hartuar.Ju duhi futur brenda hekurave o bij kurvash .Tani na nxirrni ligje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *