• |
ide | kryesore

Douglas Costa merr vendimin për Juventus: “Nuk e njoh Sarri, por do bëjmë gjëra të mëdha”

Sport



“E ardhmja? Kam tre vjet të tjerë kontratë me Juventus e jam i bindur që do qendroj”. Nga Capo Verde, ku po kalon pushimet, Douglas Costa fshin cdo dyshim mbi qendrimin e tij në Torino. Sulmuesi i krahut brazilian ka folur edhe për teknikun e ri të bardhezinjve, Maurizio Sarri: “Nuk e njoh personalisht, por e kam parë të punoj në Napoli. Ka bërë një sezon fantastik e besoj se do të bëjmë gjëra të mëdha”.

I përfolur si pranë Manchester United (si pjesë e këmbimit në cështjen Pogba) e Psg, Douglas Costa e ka bërë tashmë të qartë se dëshiron të qendrojë në Torino, ku vitin e ardhshëm do të ketë një konkurent më shumë, Aaron Ramsey. “Nuk e njoh personalisht as Ramsey, sepse ndjek më shumë Serie A se Premier League. Por nëse Juventus e ka marrë atëherë është një lojtar i madh. Juventus nuk blen lojtarë të nivelit mesatar”.

Për luftën titull të sezonit të ardhshëm, braziliani pranon se “cdo vit është më e vështirë, tani që Conte është tek Inter, e tek Napoli është Ancelotti. Të gjithë forcohen, do të jetë një kampionat shumë i vështirë, por prioriteti ynë është të përmirësohemi cdo ndeshje edhe në Champions. Është objektivi ynë kryesor, edhe pse Juventus kërkon të fitojë cdo turne ku merr pjesë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *