• |
ide | kryesore

Emiliano Sala mund të jetë vrarë: arrestohet një person për vrasje të qëllimshme

Sport



Zhvillim i rëndësishëm në cështjen Sala. Policia e Dorset ka arrestuar një person 64 vjecar, nga veriu i Yorkshire. Akuza, sipas forcave të rendit, është dyshim për vrasje të qëllimshme. “Kemi kryer një hetim të gjërë mbi rrethanat e vdekjes së Emiliano Sala e do të vazhdojmë të punojmë me agjensitë partnere, mes të cilave autoriteti i aviacionit civil. Si pjesë e këtij hetimi, duhet të konsiderojmë nëse janë provat për aktivitet të dyshuar kriminal e, si rezultat i hetimeve tona, sot, e mërkurë 19 qershor 2019, është arrestuar një burrë 64 vjecar me origjinë nga North Yorkshire me akuzën për vrasje të qëllimshme nga një veprim i paligjshëm”, ka deklaruar inspektori Simon Huxter. Burri është lënë i lirë më pas.

Emiliano Sala humbi jetën në 21 janar të këtij viti në një aksident tragjik ajror. Sulmuesi i Nantes, do të kishte fimosur me Cardiff nëse mjeti flutures që po e conte në Uells nuk do të rrëzohej në Kanalin e La Manshit. Trupi i tij u gjet më pas në 8 shkurt, por hetimet nuk janë ndalur ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *