• |
ide | kryesore

I penduari: Hummels kthehet tek Borussia Dortmund

Sport



Ish-mbrojtësi i përfaqësueses gjermane Mats Hummels largohet nga Bayern Munchen për tu kthyer tek Borussia Dortmund: tashmë është zyrtare dhe nuk ka më asnjë dyshim. Kosto e operacionit 38 milionë euro, përfshirë bonus. I rritur në moshat e Bayern Munchen, Hummels ka luajtur vitet e arta të karrierës për Dortmund, nga 2009 deri në 2016, duke u shpallur edhe kampion bote me Gjermaninë në Brazil 2014, përpara se të kthehej tek Bayern.

Me bavarezët Hummels nuk gjeti dot kurrë ekulibrin që kishte me Klopp në Dortmund dhe humbi hierarkti edhe me Panzerat. Tekniku i kombëtares Loeë njoftoi në mars të këtij viti, me justifikimin e rinovimit të përfaqësueses, se 30 vjecari Hummels së bashku me Boateng e Muller nuk do të ishin më pjesë e skuadrës.

Hummels ndoshta shpreson se në Dortmund do ti rikthehet shkëlqimi, që e bëri një nga mbrojtësit më të kërkuar të Europës. I aftë të imponohet edhe në zonën kundërshtarë, në goditjet standarte, mbrojtësi ka qenë një nga pikat më të forta të Gjermanisë dhe Dortmund. Kush e di, ndoshta historia përsëritet e Signal Iduna Park i sjell mbarësi mbrojtësit shtatlartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *