• |
ide | kryesore

Jonida Maliqi dhe Romeo fotografohen duke u përqafuar (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Është bërë fiks një muaj që kur doli lajmi se Jonida Maliqi po përjeton një histori dashurie me aktorin Romeo Veshaj!

Thashethemet e para në fakt, nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.

Por këto nuk u morën edhe aq për bazë dhe u duk sikur u harrua e gjithë historia. Në maj “Anabel” risolli në vëmendje raportin mes tyre duke konfirmuar romancën. Media shkruante se 3 vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, Jonida Maliqi është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”.

“Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren Jonida Maliqi në atë kohë, e cila nuk pranoi të fliste për lajmin duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.

Por në një video të siguruar nga MCN Radio Albania, Jonida Maliqi shihet shumë pranë Romeos. Ata ndodhen në pishinë, të përqafuar dhe duke kaluar disa momente vërtet romantike të filmuara këto ditë të nxehta.

Tashmë prova se Jonida dhe Romeo janë çift, është këtu dhe nuk e dimë sesi do të reagojnë ata për këtë lajm! Ndoshta do të vijojnë të mos flasin për jetën private! Gjithsesi pamjet flasin vetë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *