• |
ide | kryesore

Justin Bieber i penduar për martesën me Hailey Baldwin

Paparazzi, Slider



Pas thuajse një viti i martuar me Hailey Baldwin, Justin Bieber ka filluar të kuptojë që mbase është nxituar. Raportohet se këngëtari i famshëm kanadez i dha fund beqarisë gjatë një momenti të vështirë duke u martuar me bukuroshen Baldwin dhe nuk mori vendimin e duhur. Justin i cili prej vitesh vuan nga depresioni, mësohet se ka udhëtuar drejt New York, për tu takuar me mikun e tij pastorin Carl Lentz, të cilit i kërkoi ndihmë.
Pastori e ka prezantuar Justin me shumë njerëz të cilët po e ndihmojnë të kurojë depresionin. Një burim thotë: “Justin nuk di c’të mendojë. Ai po mendohet mirë për martesën me Hailey. Gjatë periudhës që ata u martuan ai ka qenë shumë i ngarkuar psikologjikisht, dhe tani nuk është më i sigurt nëse dëshiron të vazhdojë me Haileyn apo jo.”
Përmendim se muajin mars, Justin bëri një postim prekës në Instagram ku shkroi: “Ndihem cuditshëm dhe pa asnjë lidhje me këtë botë. Dua t`ju kërkoj të gjithëve të luteni për mua. Le të shpresojmë që lutjet e të gjithëve do të funksionojnë për mua. ”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *