• |
ide | kryesore

Klos/ Përkrahësit e opozitës djegin materialet zgjedhore

Lajme, Të fundit



Vijon të jetë shumë shqetësuese situata në të gjitha bashkitë e vendit, që drejtohen nga përfaqësues të opozitës së bashkuar joparlamentare, pasi është kërkuar që të lirohen ambientet e përdorura nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), pas dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve të parashikuara më datë 30 qershor.

Incidente janë shënuar gjatë orëve të mesditës edhe në Bashkinë e Klosit, ku mbështetës të Partisë Demokratike, kane nxjerrë jashtë KZAZ-së, materialet zgjedhore.

Protestuesit janë ngjitur në tarracën e godinës, duke mundur të depërtojnë në brendësi. Më pas, përkrahësit e demokratëve u kanë flakën materialeve zgjedhore në oborrin e qendrës që parashikohej të përdorej si KZAZ.

 

 

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *