• |
ide | kryesore

Krimet elektorale, PD i përgjigjet Ramës: Po kërcënon shqiptarët, ne nuk ndalemi

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, Edi Rama, i cili paralajmëroi  mbështetësit e frontit opozitar se në rastin e cënimit të zgjedhjeve, akt që e klasifikon si një krim elektoral, do t’u ndalohet dalja jashtë territorit të Shqipërisë për një periudhë që varion nga 5-10 vjet.

Në një reagim zyrtar, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, e ka cilësuar deklaratën e Ramës si një kërcënim të hapur për shqiptarët dhe ka theksuar se “Ramën nuk do ta shpëtoje dot asgjë”. Spaho shprehet se “opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin”.

Reagim zyrtar i Partisë Demokratike:

Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.

Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.

Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.”- tha Spaho në reagimin zyrtar të PD-së.

Ndërkaq, Komisioni Ligjeve pranoi dhe votoi pro amendamentit të deputetit Ervin Bushati për ndryshimet në Kodin e procedurës Penale për krimet zgjedhore. Bushati kërkoi ashpërsimin e Kodit Penal, duke shtuar se personat që cënojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik, do t’i ndalohet dalja jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vjet.

Ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

 



5 Comments

  1. A more race e ndyre, qe e shkateruat shqiperine, o ju qifsha robt e cdo qe keni se vdiqet per Karige, i qifsha motren Lulit qe 4-vjet minister i brendshem, 4- kryetari bashkise Tirane, vrau si minister edhe fleti si kryetare, edhe vodhi edhe ropi me rrugen e kombit, Monika krye kurva edhe hajdutja bashke me Ilir Meten qe jane me ze e figure per vjedhje, edhe Me Salen qe shet nafte tek serbi , qe vret, qe mbron me cdo kusht hajdutet si meta, edhe bashke me Bashen shiten shqiperine tek greku, Per cfare po vriteni o shqiptare, per te shpetuar keta maskarenjte? Aty te vdisni me gjithe mendjen qe keni se jeni edhe do mbeteni, populli me idjot ne HISTORI, qe shkateron cdogje per bythen e disave, tha mire Topalli. por ju versulet si ujqer te terbuar duke share, o te mjere qe se kuptoni te gjithe jane kunder juve e kuptoni?

  2. ky te ha kokrren e karit,eshte nder me idiotet ne radhet e pd-s flas per politike,ndersa per te vjedhur eshte vemje e qelbur,nuk ndihet fare urte e bute e plot tigani

  3. Ka nje idiotllek te rradhes ne kete ligjin qe po miratohet per prishjen e zgjedhjeve dhe ndalimin per te mos dale jashte shtetit per 5-10 vjet. Ky ndryshim dyke qene se eshte pjese e K. Penal do shumice te cilesuar pra 84 vota. Pa problem se opozita e re per ate pune eshte. Porndryshimi hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne fletore zyrtare. Sikur te botohej sot ne fletoren zyrtare, i bie qe ndryshimet te hyjne ne fuqi me dt. 4 korrik. Ligji ka fuqi prapavepruese vetem kur permieeson situaten e personave qe mund te perfitojne nga ai ligj, por asnjehere nuk ka fuqi prapavepruese kur perkeqeson situaten. Nese lighit do i jepej ne menyre antikushtetuese fuqi prapavepruese, do te vepronte edhe mbi personat qe kane dale ne pergjime. Pra ky ligj eshte nje mashtrim per te trembur njerezit sepse nuk mund te bejne asgje. Per te patur fuqi ne votimet e dt. 30 qershor, ligji duhej te ishte botuar ne fletoren zyrtare deri ne daten 14 qershor. Duket pra qe ky ligj eshte pergatitur nga njerez ne panik qe nuk dine me se cfare te bejne dhe shpikin budallalleqe juridike qe nje student i juridikut i kupton shume mire se sa te dobet jane argumentat. Pyeteni Taulant Ballen per kete histori dhe ai do jua shpjegoje mire

  4. Hahahahahah Modi. Je i madh. Dole pak ne ndihme te aksionit, ik tani se u lodhe. Nese shumica e pd smbushin ti je pithseme. Po hajt se ske faj kshu kane ardh kohet, kush ben tamam, kush ben sikur, kush duket sikur ben, fundja dhe luli po ben rolin, po nuk i ndezi iken ne Holand.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *