• |
ide | kryesore

Kryemadhi-Ramës: Nuk ka fallxhore të të ndihmojë për fatin tënd të keq

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi  mbështetësit e frontit opozitar se në rastin e cënimit të zgjedhjeve, akt që e klasifikon si një krim elektoral, do t’u ndalohet dalja jashtë territorit të Shqipërisë për një periudhë që varion nga 5-10 vjet.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar. “Mos mendo se me dhunën policore dhe prokurorinë e shit-blerë mund të burgosësh të vërtetën. Ajo është sot me popullin dhe qytetarët! As në ëndrrat më të largëta nuk e ke menduar se si mund të jetë fundi jo vetëm politik i një kryeministri bandit, skenarët më të frikshëm nuk janë shkruar ende për ty, sepse fundin tënd, dhe po ta përsëris, jo vetëm fundin politik, do të ta shkruajnë shqiptarët që ti po i godet, dhunon, përbuz, arreston dhe keqtrajton pa asnjë shkak.”- shkruan Kryemadhi.

Ndërsa duke iu drejtuar sërish Ramës, Kryemadhi shton se nuk do të “jetë e largët dita kur do të duhet të zgjedhësh mes parave që ke vjedhur këto 21 vjet dhe kokës tënde”.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *