• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës/ Brazilit i anullohen tre gola: Venezuela e favorizuara e VAR në dy ndeshjet e luajtura

F1, Sport



Një Brazil i pasaktë por edhe shumë pa fat në barazimin 0-0 kundër Venezuelës, duke u gjendur tashmë në një situatë jo shumë komode në Kupën e Amerikës të diskutuar në shtëpi: me 4 pikë, po aq sa Peru që në ndeshjen e fundit duhet të luajë kundër tyre ndeshjen e fundit të grupit (peruanët u imponuan 3-1 kundër Bolivisë, me Guerrero, Farfan e Flores që iu përgjigjën Moreno). Selecao e dominoi ndeshjen, por iu anulluan tre gola, dy nga Var.

Mbrëmje e mallkuar për Brazilin në Salvador de Bahia, ku një paraqitje e mirë difensive e Venezuelës, i imponon yjeve të Tite një 0-0 të rrezikshëm. 5 herë kampionët e botës dominuan gjatë sidomos në zotërimin e topit, duke ndërtuar aksionet të panumërt, por pa mundur të gjejnë devijimin fitues. Për më tepër, në rastet në të cilat shkojnë në gol (janë tre), arbitri e Var nuk e vlerësojnë. Nga ana tjetër duhet përgëzuar edhe formacioni i Rafael Dudamel, i vendosur mirë në fushë dhe i aftë të krijojë edhe raste për të marrë surprizisht fitoren e ndeshjes. E tani kalimi i grupit është në dyshim për të tre skuadrat e para të Grupit A.

Goli i minutës së 38′ nga Firmino është anulluar nga arbitri për një faull të sulmuesit të Liverpool ndaj Villanueva. Sulmuesi ka parë ti anullohet edhe devijimi në portë nga fare pranë, në minutën e 60, për pozicion jashtë loje. Vetëm tre minuta nga fundi, u duk se Brazili mori fitoren, por edhe në assist të Everton, VAR ka sinjalizuar pozicionin jashtë loje të Coutinho. Venezuela merr kështu barazimin e dytë 0-0 në dy ndeshje, me katër gola të pësuar, e më pas të anulluar me VAR. E tani ndeshje me Bolivinë e vendit të fundit, mund të përziejë kartat e grupit, edhe ato të Brazilit të mrekullueshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *