• |
ide | kryesore

Liberalizimi i vizave/ Haradinaj: Po afrohet dita e marrjes së lajmit të shumëpritur

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian në lidhje me liberalizimin e vizave, janë keqinterpretuar.

Haradinaj theksoi se ndonëse ende mungon marrja e një vendimi, Këshilli nuk ka vendosur kritere shtesë, por ka dhënë disa konkluzione, që sipas tij nënkuptojnë afrimin e liberalizimit të vizave. “Deri më tani nuk ka qenë duke u konsideruar marrja e vendimit nga Këshilli, është hera e parë që kemi mbërri deri te konkluzionet, pra jo që nuk është zbehur, por po afrohet dita kur do ta marrim lajmin e shumëpritur”, tha kreu i ekzekutivit të Kosovës.

Sipas Haradinaj, taksa prej 100 % e vendosur nga qeveria e Kosovës kundrejt produkteve dhe mallrave të importit nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, paraqet probleme në raportet ndërkombëtare të Kosovës, por nuk ndikon në procesin integrues në BE. “Siç e dini, Kosova i ka zbatuar të gjitha kushtet, ndërkohë që taksa nuk përmendet në klauzolën për vizat”, u shpreh Haradinaj.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *