• |
ide | kryesore

Lirimi i KZAZ-ve/ Tensione në Kavajë, Bashkia i vendos ultimatum Policisë

Lajme, Të fundit



Ashtu sikurse edhe në disa bashki të tjera të vendit që drejtohen nga përfaqësues të opozitës së bashkuar joparlamentare, edhe në njësinë vendore të Kavajës, janë shënuar përplasje mes forcave policore dhe qytetarëve.

Mësohet se zyrtarë të Bashkisë dhe simpatizantë të kryebashkiakut demokrat, Isa Sakja, kanë kërkuar lirimin e ambienteve që po përdoren nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), në kundërshtim me vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ata i dhanë ultimatum Policisë për lirimin e mjediseve të palestrës së Shkollës 9-Vjeçare “3 Dëshmorët”, ku është vendosur KZAZ-ja, deri në orën 16:00 të mesditës së sotme.

Sa i përket bashkive të tjera, në Shkodër dhe në Tropojë janë arrestuar disa persona dhe të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi tentuan të merrnin nën kontroll KZAZ-të.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *