• |
ide | kryesore

Ndizet Shqipëria/ Flakë dhe përleshje për të ndalur zgjedhjet

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas Tropojës, Shkodrës e Lezhës ditën e djeshme, bashkitë që drejtohen nga opozita kanë hyrë në veprime konkrete për të zbatuar dekretin e Presidentit për anulimin e 30 qershorit si datë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Sot, situata ka qenë e ndezur, me përplasje të vazhdueshme në Burrel, Kukës, Kavajë, Kamëz, Berat, Pogradec, Bilisht, Lezhë e Gjirokastër.

Situata më te tensionuar ka qenë në Burrel dhe Kukës.

Në Burrel ka pasur tensione pas përplasjes mes qytetarëve dhe policisë. Ka pasur përleshje mes policisë dhe qytetarëve në KZAZ 16, për lirimin e ambienteve zgjedhore.

Si rrjedhojë e përplasjes së dhunshme pati disa të lënduar. Për pak kohë, policia hyri në ambientet e KZAZ dhe arriti të shpërndajë qytetarët duke lëshuar gaz lotsjellës.

Përplasja ka qenë fizike, ku janë përdorur edhe shkopinj dhe sende të tjera të forta. Bëhet me dije se ka pasur të plagosur si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e policisë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Burrelit.

Por, zyrtarët e Bashkisë kanë ndërhyrë në Burrel duke nxjerrë jashtë materialet zgjedhore si dhe duke zbatuar dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht rezistencës së bërë nga policia.

Në ndihmë atyre i kanë ardhur edhe një grup i madh qytetarësh.

Edhe në Kukës pati përplasje të ashpra.

Në vendngjarje kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë lëshuar gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, që janë përpjekur të thyejnë derën e godinës ku është vendosur Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor.

Ndërkaq, lidhur me situatën ka reaguar edhe kryebashkiaku, Bashkim Shehu, i cili i ka kërkuar Policisë të mbështesë Bashkinë, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje. Nuk u desh shumë dhe hyrjes së kësaj KZAZ-je iu vu flaka.

Në Kavajë, tensionet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, ku dhjetra simpatizantë të PD kanë protestuar për lirimin e qëndrave të KAZA pranë shkollës ‘Tre Dëhsnmorët’.

Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Hysen Kadiu, i ka dhënë ultimatum policisë që deri në orën 16:00 të lirojë ambientet e KZAZ-ve. “Ju lëmë afat deri në orën 16:00. Nëse i mbroni dot, hallall ju qoftë”, ka thënë ai.

Një prej vatrave më të nxehta të përplasjeve ka qenë Bashkia e Kamzës, ku me dhjetra qytetarë janë grumbulluar sot përpara gjimnazit “Ibrahim Rrugova”. Gjatë përplasjeve mes forcave policore dhe përkrahësve të kryebashkiakut demokrat, Xhelal Mziu, raportohet se një efektiv ka humbur ndjenjat në ambientet e KZAZ-së dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tension ka pasur edhe në Berat, konkretisht në KZAZ Nr.64 në këtë qytet, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë për lirimin e ambjenteve në zbatim të dekretit të presidentit të Republikës.

Policia e Beratit, e cila ka formuar kordon pranë KZAZ, po pengon përfaqësues e mbështetës të opozitës të hyjnë në ambjentet e KZAZ –së.

Përplasje janë shënuar ndërsa mbështetës të opozitës kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë për të hyrë brenda ambjenteve të KZAZ nr. 64, e cila ndodhet brenda ambjenteve të Pallatit të Kulturës në Berat. Në krye të protestuesve është i derguari i kryesisë së PD-së për Qarkun e Beratit dhe njëkohëshisht anëtar i kryesisë së PDsë, Eno Bozdo. Në mbështetje të forcave të Rendit, në Berat kanë zbarkuar edhe punonjës të FNSH.

Përplasje janë shënuar edhe në Pogradec midis militantëve të PD-së që kanë tentuar që të futen në ambientet e KZAZ-së 67 dhe drejtuesve të policisë.

Klevis Balliu ndodhet në Pogradec, ndërsa ka deklaruar se “kërkojmë të largohen materialet nga KZAZ-ja. Eshtë shkelje ligji. Nuk ka zgjedhje deri ne vendosjen e një date tjetër për zgjedhjet. Nuk është legjitime” deklaroi ai.

Edhe në Bilisht militantët kanë tentuar të futen me forcë në KZAZ, për të dëmtuar materialet zgjedhore.

Ndërkohë, mëngjesin e së martës u sulmua KZAZ nr. 9 në Tropojë. Punonjësit e bashkisë së drejtuar nga përfaqësuesi i PD-së, Besnik Dushaj dhe militantët kanë shqyer derën e KZAZ-së që është vendosur te muzeu i qytetit, ndërsa më pas kanë marrë materialet zgjedhore, vendvotimet duke i hedhur në rrugë duke i shkatërruar plotësisht. Në orët e pasdites u lajmërua se 13 persona u shoqëruan në komisariat ndërsa kanë nisur procedurat e procedimit penal për dëmtim të materialeve zgjedhore.

Në mbrëmje, i njëjti skenar është përsëritur në Shkodër. Përfaqësues të bashkisë dhe mbështetës të PD-së në prani të ish-deputetit Bardh Spahia kanë sulmuar fillimisht pallatin e Sportit ku ndodhet KZAZ-ja numër 2 dhe më pas kanë shkuar në shkollën “Shenjaze Juka” ku ndodheshin materialet zgjedhore e KZAZ 3.

Protestuesit janë përplasur me policinë dhe më pas kanë hedhur molotov te njëra nga dritaret. Mësohet se janë dëmtuar një pjesë e materialeve zgjedhore që ndodheshin aty. Flakët kanë përfshirë katin e parë të shkollës duke djegur dy klasa. Përplasjet kanë vijuar për disa momente dhe është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën e tensionuar.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi tha se po bën gjithçka për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia tha pas incidentit se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme përballë një qeveria e cila sipas tij është kapur në flagrancë duke vjedhur votën.

Për këtë situatë ka folur ditën e djeshme edhe Ilir Meta. Presidenti njoftoi mbrëmë se vlerëson të gjitha këto bashki që sipas tij po zbatojnë ligjin, pas dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Përmes një reagimi nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, thuhet se Meta po mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provojnë tensione artificiale. Kujtojmë se mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj, njoftoi dje se do të çojë para drejtësisë të gjithë kryebashkiakët që po tentojnë të bllokojnë procesin zgjedhor. ©LAPSI.al 

 



37 Comments

    1. U djegshi ne zjarr ju si portal luftenxites,ate qe perfshihen ne ate shume, basha, berisha dhe cifti me I korruptuar the me hajdut I kombit shqiptare Ilir Meta dhe Monika kryemadhi.Turp qe per interesat tuaja personale doni ta ktheni shqiperine si Afganistani.Lodheni me kot se nuk do tia arrini

    2. Po ca kriminel nga Fushe-Kruaja cfare kerkojne ne burrel qe sulmojne Kzaz-ne.Pd e Burrelit duhet te mbledhi njerez ordinere edhe nga vende te tjera jashte burrelit per te kryer “mbrojtjen e demokracise”?

      1. KY RALITET KUDO KETO PROBLEME KUDO,FILOZOFEVE TEORIcENTEVE PSIKOLOGEVE ,ANALISTEVE ,POLITIKBERSEVE ,LIGJVENESVE LIGJZBATUESVE,POLITIK ZBATUESVE ,RALITETI FAKTET, PASTERT QARTE HAPUR PREKSHEM SHE SHIKUESHE ,RALITETI HYJNOR SHKENcORE DHE PRAKTOK TASHME I LEN GOJ MBYLLUR DUKE JU THENE KY ESHTE ZHGENJIM, DESHTIM ,TMERR, RRUGA QE NDOQET ORIENTUET,TE TJERET, POR E KUNDERTA E KESAJE TEORIE IDEJE RRUGE RRUGA DREJTE E VERTETA RREGULLI MASA JAN RRUGA DUHUR KU KETU PAJTOHEMI OSE NDAHEMI SI KRIJESA SE ASKUSH NUK BEHET KURBAN PER ASKEN DHE NUK DURON ASKEN POR GJITH SEBASHKU BRENDA TE DREJTAVE VLERAVE DOMOSDOSHMERIVE MUND TE EKZISTOJME AQ SA DESHIRON VET KRIJUESI JONE NE PAQE SIGURI HARMONI BEGATI ME ZGJILLJE SHPRESE DHE SHPETIM PLOT GJALLER I KETO I SJELL QARTESIA E VERTETA QE KA VLERAT DREJTESIN HAKUN

    3. politikat e ndjekura per nje shekull ndaj nesh me veprimet ne terren zbuluan tashme qellimet,,fillim dhe mbarim ne nji shekull me autor dhe aktor,qe energjit pasuria njerzore te grabiten nga nje grusht njerzish sipas metodes bjeri I forti te ligut shteti fuqishem shteteve te vogla dhe shtetet popujve Brenda vetes dhe populli njeri tjetrit ,ku tashme ka ikur besushmeria ndaj politikave politkberezve ndaj ligjvenesve dhe ligjzbatuesve perderi sa kemi padrejtesi ne sistem dhe dhe antivler ne veprim ,po te analizohen me vemendje keto sherbetore te popullit te quajtura parti politike qe para nje shekulli komunistet premtuan parajsen sollen ferrin dhe me te ashtuquajturen pluralizrem demokratik,sipas simetris se shpikjes se funksionit te demokracise shpiken klasen politike shum parti shum mendime dhe kush eshte me I afti fiton ,mirpo ne vendin tone nuk u nis mbi bazen e aftesise rendimentit vleres por antivleres dhe per te fituar opinion ne popull per te fituar voten lobojne me para te popullit apo agjenturash per te fituar pushtetin ne menyre te paligjeshem dhe kryej veprime te paligjeshme ndaj popullit ,dhe sa her vjen puna per problem fushata keta rrin duke akuzuar palet njeratjetren duke mos mbajtur askush pergjegjsi ,ishin komunistat I akuzun demokratet dhe fituan erdhen demokratet akuzohen nga partit tjera ,fitojne partit tjera akuzohen nga demokratet ku sefundemi raliteti I akuzon te gjith si klas politike,kan nje shpikje te bukur ne demokraci greven ku ne dukje popullit I orientojne menyren e shfryrjes se inatit por dhe perkrahjes per zgjillje problemi por ne fakt problemet nuk zgjillen asnjehere ,vetem se shtohen kjo klas politike eshte e 4 terta here qe shkatrron shqiperin 1 ne 44 ,,2 ne 90 ,,,3 ne 97 ,,4 tani ne kete vit 2o19,nese ne do ti lejojme puna jone vete deri ne la lillin per zinxhiresh dhe perdorin si skllever,, erdhi momenti te heshtim pak si popull dhe mobilizohemi ndryshe ,pasi bashke me gjith intelektualet e diaspores fuqin dhe energjin kombetare perfaqsuesit e vlerave dhe ne unitet mendimi dhe veprimi te bejme referendum per mocion mosbesimi ndaj klases politike ,sistemit ,ligjeve mbasi kutu tek kjo shpikje nuk funksionon formim adekuat brezash te drejta ,civile funksion vlerash,,nuk funksionon uniteti dobit zgjilljet,nuk ka nevoje te ngrihet populli ne greve mbasi nje qeveri vlerash e drejte dhe ligje te drejta popullit nuk I lejon ,qe numri problemeve te rriten deri saqe ndikon ne masen e pergjilleshme te popullit se kjo nuk eshte me ankes por po kryhet krim ndaj popullit,nje qeveri e drejte nuk lejon qe te shiten pasurit kombetare dhe ,populli te migrojne dhe ato qe mbesin mbeten ne hall, dhe dalin tani keta dhe I genjejne per hir te pushtetit tyre, tani populli shqiptare eshte I formuar dhe ska nevoje te na sjellin ligje kush nga jashte apo vin dhe ti arrestojne keta bandit ,ato I arrestojne se do ju marrin miliarda qe keto na kan vjellur ne dhe ne do na thone fjal te bukura me keq nga keto duke na grabitur gjithcka,,tonen ashtu si bene me arabet ,ne si popull mbare intelektualet mbar kombi njezeri duhet te ngrihemi ,jo si parti por si popull dhe partive qe bejn shtetin qe perpiqen ti ven flaken vendit te mos I joshim me ,por tua tregojm vendin vet si popull dhe te refuzojme padrejtesit qe kan bere per nje shekull ne kurrizin tone dhe te veme ne vend te drejten hAKUN TE VERTETEN ,ATE cFAR DUAM PER VETE TA PRANOJME PER TE GJITH ME POLITIKA LIGJE VEPRIME TE VERTETEN ME PERFAQSUESIT E VLERAVE QE VENDIN TONE TA SUNDOJME VET JO TE VIN TE HUAJT APO SHERBETORET E TYRE DHE TALLEN ME NE ME SHUM SE NJE SHEKULL EDHE NE KEMI TE DREJTE TE JETOJME TE DREJTEN E KRIJOJ DHE PERcAKTOJ VETEM ZOTI ,GJITH cKA NA U SERVIJUA DHE PO SERVIJOHET ISHTE NJE ZHGENJIM I MALL PER NE DHE NESE NUK RREAGOJME ME URTESI NE UNITET PER TE MBROJTUR DHE KONTROLLUAR TE DREJTAT TONA VET SI POPULL PA KET KLAS POLITIKE MJER PER TE GJITH cFAR NA PRET MBASI RALITETI 1 SHEKULLOR TREGOJ VLEREN E VET FAKTET FLASIN VET I KEMI PREZENT VETEM PROBLEME DHE SHKAKTARE QE VETEM SHTOHEN

    4. KY RALITET QE PO SERVIRET NGA PUSHTETARET DHE PO PAGUAJN POPUJT KUDO,PO BEN FAKTIKISHT RRITJEN E PROBLEMEVE DHE ZVOGLIMIN E ZGJILLJEVE KU MUNDESIT ZBRESIN DREJT ,,0,, ARSYEJA KU ,HYN DHE ZHVILLOHET ANTIVLERA VLERA IKEN DHE PA VLERA NUK KA VLERE NE FAKT VET VLERAT JAN FRYTI FRYMARRJES DHE EKZISTENcES SE JETES MBI TOKE SA LARG JEMI DHE SA AFER MUND TE JEMI NESE ANGAZHOHEMI DHE I BEJME SHERBIMIN TE DREJTES HAKUT VLERAVE

  1. Pa fjal. Qe do arrini deri ketu nuk e kisha menduar. Ta gezojm republiken e re.
    Kush kerkon dhunen ate do gjej.
    Dhe nje bravo per policin qe nuk po bie pre e provokimeve.

  2. Sali, heren e pare ja hodhe por kesaj radhe kujdes se do te kesh nje fund te paimagjinushem jo vetem ti por te gjithe pas teje,

    1. Ik o kar i paemer?..meru me Saliun akoma Ti
      Nuk shikon ripjedhjen qe po e çon vendin ne diktature..
      Poshte rilindja e kallam deshtakut??

  3. qytetaret e thjesh nk bejn drejtesi askund ne europe ! Duke u sillur ne kete menyre kurr nk do hyni n’europe !! Me keq ardhje e them..

  4. Ja vune serisht zjarrin shqiperise dy spiunet e serbit,cuni i karaxhixhit legeni sali berisha dhe kelyshi i qelbur i i serbise miku i ngushte i presidentit te vrare serb Xhinxhicit,Mallkuar qofshin per jete te jeteve,

  5. Te gjithe kamikazet ne kembe per te bere ate qe dine te bejne me mire,shkaterrimin,verini flaken se vete do digjeni brenda,Berisha i shpetoi plumbit per 2 cm ne 97-ten ne Lushnje,por kesaj radhe nuk e shpeton as dreqi as ate e as familjaret e tij,do i paguajne te keqijat qe i kane bere dhe vazhdojne ti bejne ketij populli,Rama mos u terhiq se nuk jane populli por jane nje grusht çakejsh te plagosyr ne gerhamat e fundit…

    1. Ore shkerdhata …”kan faj re kan faj “..po ata b..q…t qe vidhnin e blinin votat nuk kane faj. .aty fillon faji or tutkuna se jan ne pushtet jo me vot e drejtesi po me hile e shkerthatesi

  6. Po vut re popull spontan si ne paris, popull te irrituar kunder zgjedhjeve dhe rames me vini flaken mua te parit. Dhe ne Tropoj qe duhet te japin jeten per salen po ti shikosh me qetesi jane, kush punonjes bashkie, adm ish komunash, azgan haklaj, kryetari i pd, shefi i pol bashkiake, besniku dushaj kryetari i bashkise, xhevdeti kryetari i pd, shoferi i kryetarit dhe ja……. populli

  7. E detyrojne policine te mbroje kutite nga do dali kryetar agron malaj, sherbetori i elvis roshit dhe sherbetoret e bandave te tjera, fund e maje neper shqiperi. O police jeni te tradhtuar! Armet e shtetit sot nuk i keni ju, por krimi! Hapni rrugen! Nderoni veten dhe te ardhmen e femijeve tuaj! Mos pranoni me asnje sekonde t’i sherbeni krimit me apo pa vetedije! Hidheni kapelen sepse sot ajo vetem ju poshteron! Bashkojuni njerezve, se e drejta sot eshte e gjitha ne ta! Edhe ne cunin e fahriut po deshe. Djajte perballe jane shume te zi.

  8. Banda e droges se Lazaratit e shperndare neper ato pak Bashki qe ka,me urdher te salih karaxhic berisha dhe nen mbikqyrjen e dash alikos te lazarati ne sulm per te djegur shkolla e kopshte,kjo eshte pd e luluse sot

  9. duke djegur institucione publike e kombtare “shqipira si europa” turp per te gjith atat qe djegin vendin e tyre..

  10. Kjo kuptohet ashiqare qe disa malok te organizuar nga krye maloku duan te vijn ne pushtet me zor per te mbrojtur parate dhe krimet qe i kan shkaktuar ketij populli.
    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron. kye eshte krimineli Sali Ram vicidoli. Kur te vdesi berisha keni per te pare se si do eci dhe shqiperia.

  11. Perse beni zhurme mo per breket e Shukriut, per pordhet e Ram Rusit, per ate plakun Ram pordha qe ka shok ate Serbin mo, biruni mo bijeve te kurvave, po perse mo per kete ju dhimset Shqiperia jo mo jo Shqiperine e shiti Rame pordha tek PPP, s ka me Shqiperi, prandaj digjeni dhe ikni hajdeni ne USA ky esht vend i lire e demokratik, Shqiperin e ngrat lerjani Ripjerdhesave.

  12. Tosi I enverit duke mbrojtur salih karaxhicin qe ky po verteton ate qe ka thene 97 pas meje te behet Qameti dhe ky tosi gezohet,o tos te qifshin shqiptaret me rrenje e llemballe

  13. Pse i hidhni benzine zjarrit ju te lapsit?
    Jeni po aq fajtore dhe ju qe mbeshtesni ca ish nepunes administrate qe duan favoret e dikurshme. Po sdo digjet me shqiperia jo sado ta deshironi
    Ju onfelliqesira.

  14. u ndez shqiperia me 300 shpellar. ikni tutje o varikarsa. shqiptaret e matur e te ndershem nuk merren me lojrat politike te 4-5 hajdutave. shqiptaret nuk jan grupi i shpellareve militant e i mercenareve te paguar. hengshi koken e u shofshi te gjith ju moterqira qe kerkoni luft e trazira, qe doni te digjni shkolla e istitucione. Haxhiqamilistat e kan shkrepjen e fundit para fundit te vertet.

  15. media kazan. bushat, mos u bej makiavelist. jo gjithmon qellimi justifikon mjetet. se pastaj ka per tu kthyer ty te parit si bumerang.

  16. Ore ti i ores 17 e 42 une jam i qe ti shkerdherdhej motra e vellezer e fis e te gjith dinastin tende more fis qir more moter qir mos guxo te shkruash me se me ke aty prane dhe me gjith familjen qe ke ti pasi ti kam qir te kam shkerdhyer mir e mir dhe ti vej flaken shtepis more rrace muti qa halli ke ti fis qir qe i del zot ati qe ja ka prur popullit ne maj te hundes apo ti ka qir te gjith familjen edhe ai ty dhe ti i del zot , GUXO E SHKRUAJ EDHE NJEHERE.

  17. Dekreti i presidentit tone, qe ka hallin e stabilitetit vendit, duket qe e qetesoj situaten. Kane 30 vjet qe e kane bere kete vend, lesh e pershesh bashke. Femijet i kane cuar ne Londer dhe vete po i vene zjarrin ketij vendi. Qelbesira qe nuk ngopeni kurre.

  18. SHQIPTARET NUK KERKOJNE AS SI INDIVID DHE AS SI POPULL ME SHUM SE SA VET NATYRALITETI NJERZORE KUDO KERKOJN TE DREJTAT DHE URREJN PADREJTESIN ,TE ADMINISTROJNE VET PASURIT KOMBETARE DHE TE JENE VETE TE ZOTET E SHTEPIS VET,KU POPULLI VENDOSE NATYRALITETIN E VET NJERZORE TE VERTETEN DREJTEN HAKUN ,NE MENYRE TE LIRE PA IMPONIME NGA JASHTE ,DHE SHTETI RI VENDOS MARDHENIE PARTNERITETI ME TE GJITH BAZ VLERAVE DHE NEVOJES JO IMPONIMIT DHE AGJENTURAVE SI cDO KOMB DHE NE DUAM TE JETOJME NE LIRI TE PLOTE ME RREGULLAT E PAQES DHE FUNKSIONIT SAJE

  19. Rilindja e sa Po lindur Po VDES!!!
    Poshte mashtruesit narkoman e vjedhes te votave!!!
    Keshtu duhej fillu puna….Keni per te pare akoma….

    SHIHEMI ME 30 QERSHOR 2019 n’TV

  20. O zot o zot,i zencin te keqiat me te me dha ketyre njerez very qe shkayeroi ne shqiperine,o zot o zot ne femijet e tyre ishalla semundjen me te keqia.pafsh in femijet e tyre o zot o zot dhe mbahen I mend chane per te hqur femijet e tyre cfar semundje dhe do te kete mbahen I mend Harram.leket qe i vorhees ketij popullit harram

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *