• |
ide | kryesore

Pas shoqërimit 30 minuta në polici, flet Dhurata Çupi: Më morën dy policë të RENEA-s

Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi, u shoqërua pak orë më parë në ambientet e komisariatit të Burrelit. Pasi ka dalë nga aty, ajo u shpreh se u shoqërua nga dy policë të RENEA, të armatosur dhe se qëndroi në komisariat për 30 minuta.

“Tek Ura e Matit isha me Kryetaren e Forumit Rinor dhe me shoferin tim në makinën e Kryetares së forumit, Denisa Vata. Nuk më dhanë asnjë shpjegim, më shoqëruan. Ishin dy policisë të RENEA me automatikë. Ndejta rreth 30 minuta në komisariat, plotësova një formular me gjeneralitetet e mia. Më pas u lirova. E para ju shikoni, e dyta kemi edhe foto brenda komisariatit. Unë nuk dua të bëj heroinën, pasi kishte shumë heronj të vërtetë, qytetarë të shoqëruar. Janë shumë djem e vajza të të shoqëruar”,- tha Çupi.

Shoqërimi i ish-deputetes ndodhi pas tensioneve që pati sot në KZAZ-në e Burrelit, ku simpatizantët e PD-së dogjën materialet zgjedhore.

 



5 Comments

    1. Dorina , get she mbiemrin edhe mbase veme femrat e shtepise tende qe ti shoqerojne , me kete rast edhe bejne icik praktike me cunat problematik, a kuptove o sufllaqexhi mavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *