• |
ide | kryesore

PD: Plani i Ramës për konflikt civil do të dështojë

Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, në një deklaratë të tijën nga selia e PD, u shpreh se kryeministri Rama është gati të nxisë një konflikt civil në Shqipëri vetëm për hir të pushtetit të tij personal si dhe për të mbrojtur pasurinë e tij të paligjshme. Më tej ai ka shtuar se plani i kryeministrit për të patur dhunë dhe përplasje civile do të dështojë.

Paloka ka ftuar të gjithë qytetarët që në mbrojtje të demokracisë të marrin pjesë në orën 20:00 në protestën kombëtare të 21 qershorit.

“Për pushtetin personal dhe për pasurinë e tij të paligjshme, Edi Rama po tregon se është i gatshëm t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të nxisë konfliktin civil dhe vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Edi Rama dhe banda e tij, në paligjshmëri të plotë, po arrestojnë qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin. Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet.

Duke përdorur mjetet represive të goditjes së qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, Edi Rama po mbron karrigen e blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe bandat në të gjithë Shqipërinë.

Kjo është arsyeja përse Edi Rama dhe Sandër Lleshaj po e përdorin sot policinë si bandë kundër popullit, në shkelje të Kushtetutës, në shkelje të ligjit dhe të dekretit të Presidentit që ka shfuqizuar 30 Qershorin.

Krim, kryen kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit, në rastin konkret, Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe policët që sillen si banditë me uniformë.

Kjo i bën ata zyrtarisht dhe ligjërisht një bandë të armatosur, pa ligj e pa ligjshmëri.

Qytetarët duhet ta dinë se çdo akt dhe thirrje për 30 Qershorin e Edi Ramës dhe i Sandër Lleshaj është antikushtetues dhe i paligjshëm.

Edi Rama është i vetmi i interesuar për dhunë dhe përplasje civile, sepse tani ai ka dalë zbuluar përpara qyetarëve dhe gjithë botës. Por plani i tij për përplasje dhe konfilkt civil në Shqipëri, do të dështojë.

Dhuna dhe kërcënimët e paligjshme ndaj popullit nuk bëjnë asgjë tjetër veçse japin alarmin e menjëhershëm që çdo qytetar të jetë në këmbë për mbrojtjen e demokracisë, rendit kushtetues, lirive dhe të drejtave të tyre.

Me këtë kushtrim dhe të vendosur për kauzën tonë, ne do të jemi të gjithë bashkë të premten në orën 20.00, në protestën kombëtare dhe qytetare për Shqipërinë si gjithë Europa”, u shpreh Paloka..



4 Comments

  1. Keshtu the dhe 97 plani per lufte civile do deshtoje babai yt salih vrau 3000 njerez,keshtu the 98 keshtu edhe 2011 por vrasjet I bete,tani po jepni urdhra qe te digjen shkolla e kopshte me shpresen qe ti shpetoni spakut amerikan

  2. O Paloqe thulluqi eshte shume e thjeshte per te ndaluar dhunen,largo deputetet e tu dhe militantet qe keni ndersyer neper bashkite tuaja dhe jeta vazhdon normalisht,kush do voton,kush nuk do rri ne shpi…

  3. Mblidhuni dhe vendosni kauzen tuaj, te gjithe bashke te premten ora 20, thethuqa, paloqe e pabole, majmuna e zagare, katunare e shpellare, saliste e kriminele ngado qe jeni per mbrojtjen e kafsherise demokratike, rendit kushtetues, lirive dhe te drejtave tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *