• |
ide | kryesore

Përgjimi 2 i BILD/ Deputeti Qefalia – shefit të policisë: Foli mirë Gjiknuri për ty

Lajme



Në përgjimin nr. 2 të BILD, bisedon anëtari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, i premton Robert Agës, drejtor policie në Dibër se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama për ta promovuar atë në detyrë të rëndësishme.

Në një darkë ku kanë marrë pjesë deputetë të grupit parlamentar të PS, në prani të kryeministrit Edi Rama, Xhemalia u ka kërkuar atyre ta dërgojnë Agën nga Dibra në Bulqizë, një qytet i pasur me miniera kromi të cilat kontrollohen nga grupet e krimit të organizuar.

Ai i thotë Agës që të mos shqetësohet nga akuzat e opozitës në adresë të tij. Robert Aga është denoncuar nga opozita se u ka bërë presion votuesve në Dibër që të votonin kandidatin socialist si dhe ka shpërndarë para për votuesit me automjetet e policisë.

Biseda telefonike mes Xhemal Qefalisë dhe Robert Agës

Xhemal Qefalia: Berti…
Robert Aga: Hë mo shoku im?
Xhemal Qefalia: Mos e plas trurin mor burrë, të plasi b***tha, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, por do i themi ne nesër se ai s’ka punë të të përmendë më ty.
Robert Aga: Jo mo, jo, ai le të vijë dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi…
Xhemal Qefalia: Po ku ka ore, ç’ja fut kot ai, ai do me u justifiku. E merr vesh ti ç’a po bohet brenda PD-së, sot janë tu u zi me njoni-tjetrin.
Robert Aga: Jo, u pata thonë unë, ma bini kartonin si Messi të cilin e mban Barcelona, që të fitoni…
Xhemal Qefalia: Ata ia fusin kot. Të të kishin vënë ty atje ata, do fitojshin.
Robert Aga: Ej, unë jam pjesë e Partisë Socialiste dhe nuk do ndryshoj për 1 milionë vite.
Xhemal Qafelia: Nuk e vej në dyshim mor vlla. Unë prandaj e thash mbrëmë aty. Ishin i gjithë grupi PS.
Robert Aga: Po lere o burrë se mirë që nuk thash ndonjë fjalë tjetër. Unë e dijsha që është Gjiknuri.
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije ti që ne ishim aty?
Robert Aga: Po jo more, thash se ishte ajo… (Nuk kuptohet)
Xhemal Qefalia: Gramozi (Ruçi) ishte aty, ishte edhe Rama. Edhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë edhe Damiani edhe Blerina (Gjylameti). Dhe i thash i keni q*** nënë e keni çuar andej, ai na duhet për punë këtëj. I thash edhe atij Ulsiut (Manjës), për ta përforcuar që të mos kishte kundërshtim. I thash mua më bën punë në Tiranë ai, por puna është se atje ku është ai, i jep drejtim.
Robert Aga: Aha, ja inshallah po më çojnë nga Bulqiza nesër.
Xhemal Qefalia: E pra, e, edhe çlodhesh içik.
Robert Aga: Po, kam nevojë të pushoj pak.
Xhemal Qefalia: A ikën ato?
Robert Aga: Po, po, i përcollëm tashi, ikën të lumtur.
Xhemal Qefalia: Unë jam duke folur për drekën mo vlla…
Robert Aga: Jo mo, ne hëngrëm. Unë s’e di ça bënë ata, pinë apo për drekë a…
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë.
Robert Aga: Mirë o shefi
Xhemal Qefalia: Hajde vëlla mos e çaj trapin, më e mirë do bohet për ty. Mos e vrit mendjen ata. Ta tha edhe mbrëmë ai ty, mos ashtu gjë nga këto…
Robert Aga: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë mua, ma shpëlau gojën.
Xhemal Qefalia: Prandaj po them.
Robert Aga: Mirë vëlla, hajde të përshëndes.Xhemal Qefalia: Ciao.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/06/MlhoaRHfj5LTQRzuZ4cZ_19_59ddd210247b054035be39f437c54257_video_720p_converted.mp4



1 Comment

  1. O llum katnaresh. O llum zullumqaresh. O llumra. Ju marrofte Zoti me shume se ju ka marru. Keta kane kelysher. Kane dhe familje. Mostra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *