• |
ide | kryesore

Përgjimi 4 i BILD/ Ymer Lala dhe Damian Gjiknuri në përgjimet e Dibrës: Tërmet! Tërmet!

Lajme, Të fundit



Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në përgjimin 4 dëgjohet Ymer Lala, që sipas Biuld ka rekorde të rënda kriminale. Ai përfshihet gjerësisht në blerjen e votës.

Në përgjime Damian Gjiknuri flet me Ymer Lalën pas fitores duke përdorur fjalët “tërmet”, “tërmet, tërmet e ke bë, i ke q… nënën”, – thotë Gjiknuri. Ndërsa Imer Lala i tregon se i kishte shkruar ai robi (nënkupto Edi Rama).

Imer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Imer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/06/qwjLwhJLNiZUuYS6oA9a_19_8a5984acc70eb42f3744deb030231bf3_video_720p_converted.mp4



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *