• |
ide | kryesore

Përgjimi 7 i BILD/ Sërish Ymer Lala që i kërkojnë “kafen” për votën

Lajme, Të fundit



Gazeta gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e së mërkurës 10 përgjime të reja të blerjes së votave në zgjedhjet e 2016-ës në Dibër.

Në përgjimin 7 dëgjohet Ymer Lala, një person me precedentë penalë që flet me një person të panjohur i cili i thotë se njëri prej votuesve nuk ka marrë “kafen” e tij.

Lala i thotë se në zonën ku është ai ka të tjerë që përgjigjen për atë punë. Më pas flasin për një incident që ka ndodhur me deputetin e PD-së Falamur Noka në Maqellarë dhe ku janë rrahur disa persona.

Ymer Lala është edhe babai i deputetes së PDIU, Reme Lala që menjëherë pas fitores kaloi me PS-në. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *