• |
ide | kryesore

Përplasjet në KZAZ/ Plagoset vëllai i kryetarit të PD-së në Burrel

Lajme, Të fundit



Nga përplasjet në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në qytetin e Burrelit, ku përkrahësit e Partisë Demokratike janë përballur me forcat policore teksa tentonin që të nxirrnin jashtë godinës materialet zgjedhore, ka mbetur i plagosur vëllai i kryetarit të demokratëve në degën lokale, Alfred Lika.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se Lika është goditur nga efektivët me shkop gome në pjesën e paskokës, duke marrë plagë të rënda. Lajmi është konfirmuar dhe nga burimet e Partisë Demokratike e cila ka shpërndarë një njoftim për media ku thuhet:

Një person është plagosur në Burrel, kur qytetarët ishin duke zbatuar dekretin e Presidentit, në mbrojtje të Kushtetutës. Ai quhet Alfred Lika, i cili është goditur nga Forcat Speciale, të cilat, në paligjshmëri të plotë me veprimet e tyre, i kanë shkaktuar fraktura të rënda në kokë. Alfred Lika, vëllai i Kryetarit të PD, Burrel, është nisur me helikopter drejt Tiranës.”

Prej ditësh, kryebashkiakët nga radhët e opozitës së bashkuar joparlamentare, kërkojnë zbatimin e dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të paracaktuara të mbaheshin më datë 30 qershor.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *