• |
ide | kryesore

Policia në kërkim të autorit të vrasjes në Lezhë, mik në familjen e viktimës (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një person ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Lezhë.

Për ngjarjen e ndodhur në zonën e Mërqisë, ku humbi jetën shtetasi Gj.M. dyshohet të jetë bërë shkak një konflikt për motive të dobëta.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj., mik në familjen e viktimës,  nga Fshati Kashnjet Lezhë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu