• |
ide | kryesore

“Rama ik”, kryeministri ironizon opozitën: Këtë punë kanë bërë edhe me Nanon, edhe me Metën

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr.1 në Tiranë, në kuadër të fushatës elektorale të kryebashkiakut Erion Veliaj, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit,  nuk ka harruar të sulmojë opozitën duke iu referuar parrullës së tyre “Rama ik”, të përdorur në 9  protestat kombëtare. Në bisedën e zhvilluar me banorët, Rama ironon aksionin opozitar duke u shprehur se “ata këtë punë ka pasur gjithmonë”.

Këtë punë kanë bërë, edhe me Fatosin, Nano ik, edhe kur ishte ky figura, shoku ynë që na iku për duarsh, Ilir Meta, ‘Meta ik’. Janë kaq dembelë sa edhe parullën e heqin vetëm emrin, dhe lënë ik, nuk ndryshojnë dot. Dhe gjithë jetën ik, ik, ky muhabet. Ik, ik, se do vi unë, po hajt fito, jo po ik ti të vij unë, se ti këtej, e andej, e bam e bum, e bam e bum shfrytëzojnë njerëz të verbër dhe i cojnë nëpër burgje”- tha Rama.

Në fund të bisedës, kreu i qeverisë nuk la pa shigjetuar edhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. “E di doktoresha këtë punë, ethet nxjerrin të keqen, janë ca ethe që nxjerrin të keqen dhe pastaj ndryshon gjithë fiziologjia, ne rregull jeni, vetëm ruani KZAZ”- tha kryeministri.

 

 

 

7 Comments

  1. Paradoks i madh ky muhabet, nano ik, meta ik dhe tashi rama ik, dicka i bashkon keta njerez ne ps, plurarizem kriminelesh do te thoshte i paepuri bushat

  2. hahaaaa tani flet per njerez te verber ? ti vet i promovove qe te kapje projekte dhe te beje vizionarin o pall akri, vetem militantet parazit te partise socialiste i pranojne keto budalliqe. asgje nuk keni bere… as edhe nje gje hahaaa

    1. Pd esht parti parazite politikanet e pd shikoin interesin personal invece ps me 2 mandate shqiperin e ka nxier ne drit thon qe mbas 30 qershorit do bjer termet i fort pd dhe follxhorija si do ti pergjigjen popullit per maskaralleqet qe kan ber dhe po bejn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu