• |
ide | kryesore

Shpallen fituesit e MTV Awards

Paparazzi, Slider



Janë shpallur fituesit e MTV Movie & TV Awards mbrëmjen e së hënës.
Dhe fituesit më të mëdhenj të mbrëmjes ishin Avengers: Endgame dhe Game Of Thrones.Avengers: Endgame rrëmbeu tre nga çmimet më të mëdha të konkursit: Best movie, Best Hero me aktorin Robert Doëney Jr., Best Villain me aktorin Josh Brolin. Ndërsa Game Of Thrones mori çmimin Best Show.
Lady Gaga fitoi çmimin ‘Best performance in a movie’ për rolin e saj në filmin “A Star Is Born”, ndërsa Elisabeth Moss fitoi ‘Best performance in a show’ për The Handmaid’s Tale. Çmimet nuk janë ndarë në bazë kategorisë së aktrimit sipas gjinisë që nga viti 2017. Endgame, që doli në kinema në prill, ka qenë sukses i madh tregtar dhe është i dyti pas Avatar në listën e filmave më të mëdhenj ndonjëherë.
Dwayne “The Rock” Johnson u nderua me çmimin Generation Award, ndërsa Jada Pinkett Smith u nderua me Trailblazer Award. Edhe aktorja Sandra Bullock ishte fituesja e parë e madhe e natës, që mori çmimin për performancën më të frikshme për rolin e saj në filmin horror Bird Box të Netflix.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *