• |
ide | kryesore

Sulmi në KZAZ e Tropojës, arrestohen 7 persona

Lajme, Të fundit

Policia e Shtetit njodtoi se pas incidentit të djeshëm në KZAZ e Tropojës, ku një grup personash dëmtuan materialet zgjedhore, është bërë arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve.

Ata akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me kundërshtim të punonjësve të policisë, dëmtim të materialit zgjedhor, si dhe organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 5 persona si dhe jane shpallur në kërkim 6 të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, datë 18.06.2019, ku disa shtetas kanë dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ Nr. 09, Bashkia Tropojë,  tek Muzeu Historik, mbas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë 7 persona, konkretisht;

-A.G., 31 vjeç, banues Bajram-Curri-Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-I.M., 50 vjeç, banues në Bujan, Tropojë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-N.N., 32 vjeç, banues në Llugaj, Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-H.Gj., 53 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-B.P., 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë,  për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-A.G., 26 vjeç, banues në Cërnic, Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka qenë me masën e sigurisë arrest shtëpie.

-A.G., 28 vjeç, banues në Cërnic, Tropojë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

3 Comments

  1. Ka ardhur momenti qe shteti te tregoje dhembet e tij,boll ky popull ka pare dhembet e Arturo Ui salih duke vrare djegur e shkatarruar gjithcka,salih ka urdheruar djegjen e shkollave e kopshteve shkerdheujani fisin ketyre njerzeve qe duan te zbatojne urdhrat e arturo Ui

  2. Kush ka djegur eshte ne anen e raminjve. Ai i tregon dynjas si legtyre e djallzuar me 0 zgjuarsi se une jam” sorosiani i paqte dhe artist makaronaxhi qe krimi me beri me sukses kryekriminel” . Por populli eshte ky qe eshte dhe opozita eshte kjo qe eshte. Ai ka kohe qe e luan kete loje. Ndryshe nuk do ishte sorosin. Sorosi pervers di mire cfare zgjedh. Ku i ka rrenjet soros?! Na ndriconi pak. Duke mos harruar shprehjen e rammiut ku e ka varrin shoqeria civile ti coj nje tufe me lule?etj etj etj…..
    Plot.

  3. Plasini brenda dhe bejini qe te shkerdhehen me njeri tjetrin,ti bejne gojore njeri tjetrit deri kur ti dale shpirti dhe te ndjehet keq Arturo Ui salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu