• |
ide | kryesore

Tahiri: Jam ministri më jetëgjatë dhe më i mirë gjatë pluralizmit

Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka kërkuar që seancat ndaj tij të vijojnë në mënyrë të pandëprerë që çështja e tij të mos zgjatet më. Tahiri më tej ka nisur t’i thurë lavde vetes duke u shprehur se është ministri më jetëgjatë dhe më i mirë në historinë e pluralizmit.

Ju keni kërkuar gjykim të pandërprerë, ditë për ditë…

Duhet të ndodhë me këdo që të mos ketë vonesa në asnjë proces gjyqësor. Këtë kërkova që procesi të shkojë përpara.

Pranoni fajësinë duke kërkuar gjykim të shkurtuar?

Të kërkosh gjykim të shkurtuar nuk do të thotë të pranosh fajësinë. Ju e dini, më vjen keq që jeni në kufijtë e abuzimit.

Do të merrni pjesë si votues?

S’ka pikë lidhje.

Ku keni gabuar ju?

Nuk është momenti të bëj politikë këtu.

Ju jeni një nga ministrat më jetëgjatë…
Jam ministri më jetëgjatë dhe më i miri në historinë e pluralizmit.
Ti flet më shumë se sa ai që duhet të përgjigjet. E kam boll një gjyq politik nuk kam nevojë të bëj politikë këtu jashtë.
Mendova dhe mendoj se nuk ka nevojë të zvarritet ky gjyq. Kam arsye të besoj se ka shumë të cilët janë të interesuar që kjo situatë të vazhdojë kjo, unë të zvarritem në procese gjyqësore dhe nuk janë të interesuar për drejtësi. Unë jam i vetmi i interesuar për drejtësi.
I kërkova gjykatës që mundësisht t’i bëj seancat ditë për ditë. Ka dy vjet që zvarritet kjo histori.
Unë jam hetuar personalisht në Itali dhe prokuroria e antimafias në Itali dhe gjykatat e dhanë verdiktin e tyre dhe thanë që Saimir Tahiri nuk ka pikën e lidhjes me këtë histori. Ajo karroca është vetëm materialet e Italisë.

9 Comments

  1. Po pse shtet me tahir lluku babashta mendoni se ndertuat?
    Po dhe jevgjit te bregu lumit kane me shume dinjitet. Ke futur ne burgje kalamaj me nje cigare bar O Kar. Te dalshin haqet te kalamjt e tu.

  2. a ja bere akt-shitjen asaj makines Audi apo akoma ? Po bizhute ja ke fut gruas gjekundi apo i ke bere jahte ? Po kete vit a do ikesh gjekundi me jahte ku te doje qejfi si deklarove vjet ne Gusht. Po ti dhe i mbuluar dhe prape luan gangsterrin . Po mite e ben se ke Saliun ende ne skene me Mediun. O ZOt prandaj po zhduken te gjithe Shqiptaret e mundur nga ky vend se e keni grabitur cdo gje e cdo gje monopol e ska te ardhme. Presim dreken te shohim dhe kllouni Erion Veliaj dhe Plakun Berisha cfare mashtrimi do servirin sot. E katandiset HALE kete vend.

  3. Si ke drane e mrika e ulsinja me fela plot perpara ashtu je me i miri bandes. Po dhe xhafa sbie poshte. Pa le kryetarken si e keni. Une mendoj tju therrasim banda e njeshave jo e rilindjes.

  4. Hahaha. Gjyqin e vertete te vertetin fare e ke ne nje tjeter kohe ne nje tjeter vend. Dhe besoje Ai eshte gjykatesi i vetem. Po deri atehere beje dhe ti si kryeterka jote pasqyre moj pasqyre se fotozhenik goxha je dhe ti pa cka se jo nga ertv.

  5. Harroi te thoshte “vranë e vodhën….”, se e kishte lajtmotiv para nja nje viti e ca per ata qe e akuzonin aoskohe!

  6. Ka te drejte, tallet baxhella sepse Prokuroria e Arta Markut nuk ka proceduar mbi te…Ka ndyre gjithe shtetin shqipetar dhe vazhdon te tallet me gjynahqaret taksapagues si eshe “shefi ” i tij…turp per ne..E ka hak molotovin ne mes te syve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu