• |
ide | kryesore

Tahiri pasi i shtyhet seanca: Kam dy vite që pres…

Arkiva, Lajme, Të fundit

Shtyhet seanca e parë për Saimir Tahirin dhe 3 ish policët, shkak është bërë mosnjoftimi i të pandehurve.

Gjatë seancës, Tahiri i kërkoi gjykatës që të mos shfrytëzojë afatet ligjore dhe të shtyjë për 2 javë seancën, pasi kërkon gjykim të panderprerë.

“A ka mundësi që të bëjmë gjyqe çdo ditë. Kam dy vite që pres”, është shprehur Tahiri.

Seanca e radhës u la në 3 korrik ora 09:00.

Sot zhvillohej seanca e parë gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit. Pritet që Tahiri të kërkonte gjykim të shkurtuar.

Ish-ministri i Brendshëm akuzohet se ka favorizuar grupin kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai përfundoi i pandehur pasi u hetua për 18 muaj, që nga tetori i vitit 2017 kur u ngritën dyshimet se sa ka lidhje me grupin e Habilajve që trafikonte drogë drejt Italisë.

Bashkë me Saimir Tahirin të pandehur u morën dhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.

Ish-ministri i ka mohuar akuzat e prokurorisë, pasi sipas tij organi i akuzës nuk ka asnjë provë kundër tij.  Më herët prokuroria e Katanias mbylli hetimet ndaj ish-ministrin e Brendshëm, pasi ndaj tij nuk u gjetën prova që e implikonin në trafikun e drogës.

3 Comments

  1. Na u qifshin robt neve te korruptuareve , me gura zalli na marrshin SHQIPETARET ! RROFT KORRUPSIONI ; VDEKJE DREJTESIS & NÉ BYTH POPLLIT .

  2. Mo u merzit, do presesh edhe ca. Po te marrin masen qe kostumi te te rrije fiks per nje kohe pak te gjate. Bashke me kostumin ke oferte nje kuti me sapun. Sa per ministrin me te mire te qifsha mendjen sesa per realitetin qe ka pas Shqiperia ti ke qene dhe do mbetesh me muti i muterave

  3. Po “vrane e vodhen”, lajtmotivin e justifikimeve per ata qe te akuzonin, ku e ke?
    E paske harruar papagallishten, e mustak?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu