• |
ide | kryesore

Tahiri sërish në gjykatë, çfarë do të ndodhë me ish-ministrin

Lajme, Të fundit



Në gjykatë ka mbërritur në gjykatë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sot zhvillohet seanca e parë gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit. Pritet që Tahiri të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Kjo është seanca e parë e Tahirit te Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ai akuzohet nga prokuroria për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Gjyqtarët që po shqyrtojnë dosjen penale të Tahirt janë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Ish Ministri i Brendshëm akuzohet se ka favorizuar grupin kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai përfundoi i pandehur pasi u hetua për 18 muaj, që nga tetori i vitit 2017 kur u ngritën dyshimet se sa ka lidhje me grupin e Habilajve që trafikonte drogë drejt Italisë.

Bashkë me Saimir Tahirin të pandehur u morën dhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.

Ish-ministri i ka mohuar akuzat e prokurorisë, pasi sipas tij organi i akuzës nuk ka asnjë provë kundër tij.  Më herët prokuroria e Katanias mbylli hetimet ndaj ish-ministrin e Brendshëm, pasi ndaj tij nuk u gjetën prova që e implikonin në trafikun e drogës.



5 Comments

  1. Ahh mer “Bravo Cuna” si sm ra mu ceshtja jote ,, te kishte nxjerr lalai jot pa u lag e pa u djeg ,, ne robshkerdhymit e korruptum ndihmohemi me njoni tjetrin !! Do me kishe bo vet nai dhurat Te vogol se Pse titullaret kam respekt un . Ehh jemi rracqima ne qe tallim ARIN me popolon ton te dashur ! RROFT KORRUPSIONI ; VDEKJE DREJTESIS & NÉ BYTH POPLLIT .

  2. Doli ky “vranë e vodhën”! Arma e vetme mbrojtese e ridhjeresve te dhjere ne breke – fajin e ka saliu!

  3. Do shkoje ne fundjave per rafting. Dhe do tja postoje ishave te vet. Ose do kaleroje mbi rilindjen si i rilindur.. qe do rilinde brez mbas brezi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *