• |
ide | kryesore

Tensione në Kukës, mbështetësit e opozitës tentojnë të futen në KZAZ me kamion (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ashtu sikurse edhe në disa bashki të tjera të vendit që drejtohen nga përfaqësues të opozitës së bashkuar joparlamentare, edhe në njësinë vendore të Kukësit, janë shënuar përplasje mes forcave policore dhe qytetarëve, të cilët kanë tentuar të bllokojnë mbledhjen e materialeve zgjedhore.

Në vendngjarje kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), që kanë lëshuar gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, që janë përpjekur të thyejnë derën e godinës ku është vendosur Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor (KZAZ).

 

 

Ndërkaq, lidhur me situatën ka reaguar edhe kryebashkiaku, Bashkim Shehu, i cili i ka kërkuar Policisë të mbështesë Bashkinë, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje. “Nuk mund të ketë zgjedhje pa dekret të presidentit dhe çdo veprimtari që po zhvillohet pas dekretit është e paligjshme. Kam kërkuar lirimin e ambienteve. Kërkoj nga policia zbatimin e ligjit dhe mbështetjen e bashkisë.

U bëj thirrje qytetarëve për vetëpëmbajtje. Situata është e acaruar. Ministri i Brendshëm të marrë masa për zbatimin e ligjit në krah të qytetarëve. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR të mbajnë një qëndrim”, ka deklaruar Shehu.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *