• |
ide | kryesore

Tjetër përplasje/ Bashkia Gjirokastër kërkon të lirohen ambientet e KZAZ

Lajme, Të fundit



Pas Tropojës, Shkodrës, Lezhës, Kamzës e Kavajës, edhe Bashkia e Gjirokastrës ka kërkuar lirimin e ambienteve zgjedhore. Bashkia e qytetit jugor ka urdhëruar KZAZ nr.78 për lirimin e ambienteve.

Pas këtij urdhri, pritet që në ambientet e bashkisë të vijë edhe policia bashkiake. Kryetari i KZAZ Roland Skëndo shprehet se kanë marrë urdhër nga bashkia për lirim të ambienteve, por se KQZ ka dalë kundër këtij urdhri.

Ai thotë se KZAZ do të zbatojë urdhrin e KQZ.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Acarohet situata në Shkodër, Tropojë, Lezhë… (VIDEO) 

27 bashkitë që drejtohen nga opozita kanë hyrë në veprime konkrete për të zbatuar dekretin e Presidentit për anulimin e 30 qershorit si datë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Pas kërkesave drejtuar KQZ-së të lirojë ambientet ku janë vendosur KZAZ-të ka pasur tensione të shumta në disa prej tyre. Më shpërthyese situata ishte në Tropojë, Shkodër dhe Lezhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *