• |
ide | kryesore

Totti, mes Sampdoria e Fiorentina spikat romanticizmi i Travestere, klubi i parë i numrit 10…

Sport



Francesco Totti pas lamtumirës së paralajmëruar nga Roma, është vënë në vëmendjen e klubeve të tjera të Serie A, që kërkojnë të afrojnë një emblemë të futbollit modern, edhe pse tani nuk bëhet më fjalë për fushën, por në një rol të paprovuar më parë, ku ish-numri 10 verdhekuq duhet të debutojë. Totti ndihet i joshur nga dëshira për të punuar, edhe pse jo në Romë e kështu nuk i mbyll derën ofertës së Sampdoria, por konkurrenca për presidentin Ferrero nuk mungon dhe ajo është Fiorentina e Commisso.

“Po të kisha pasur mundësi të vdisja, do të kishte qenë më mirë”. Tingëllojnë përsëri në mendjen e tifozëve të Romës këto fjalë, të thëna me rrahje të shpeshta të zemrës nga Francesco në konferencën për shtyp të dy ditëve më parë në të cilën ka lajmëruar zyrtarisht lamtumirën e tij nga “Ulkonja”. Një vendim që bën keq, por që, për shkak të keqkuptimeve dhe debateve me pronarin aktual, kapiteni historik i verdhekuqve – deri vitin e kaluar drejtues – ka qenë i detyruar ta marrë. Tani, e ardhmja e tij është e gjitha për t’u shkruar. Klubi italian nga i cili ai vetë ka lajmëruar se ka marrë një ofertë është Sampdoria, me presidentin Massimo Ferrero, që nuk ka humbur kohë për ta sjellë që tani në Xhenova.

“La Repubblica zbulon se si Totti nuk ia ka mbyllur dyert Sampdorias por, përkundrazi, është duke reflektuar mbi atë propozim: konkurrenca, mbi të gjitha, nuk mungon, dhe kjo nga “Viperetta” nuk ka qenë e vetmja thirrje e marrë. Mbi të gjitha, oferta e presidentit të Fiorentina, Rocco Commisso, është ajo që do të mund t’i vërë shkopij nën rrota Sampdorias, por edhe Kombëtares italiane, ku Totti mund të zëvendësojë menaxherin e skuadrës Lele Oriali, që shkon drejt Interr.

Më pak e besueshme, por shumë romantike, pista Travestere: klubi roman në të cilin numri 10 ka hedhur hapat e tij të parë si lojtar, tashmë militues në Serinë D, do të donte në fakt ta përqafonte pas më shumë se 30 vjetësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *